Krimi Ekonomik dhe Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka goditur një tjetër rast të dyshuar mashtrimi përmes skemave me call center, kësaj here në qytetin e Shkodrës.
Sipas burimeve, veprimtaria e paligjshme është mbajtur nën hetim për disa javë me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, përpara ndërhyrjes së autoriteteve.
Gjatë operacionit policor janë arrestuar pesë persona të dyshuar si të përfshirë në skemën e mashtrimit, ndërsa mbi 15 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme mbi mënyrën e funksionimit të skemës, dëmet e shkaktuara dhe akuzat konkrete që rëndojnë mbi të dyshuarit.



















