Eurodeputetja holandeze: Dështimet në mbrojtjen e mjedisit mund të rrezikojnë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik iu bashkua protestuesve në rrugët e Tiranës në fund të muajit të kaluar, duke shprehur solidaritet me kauzën e tyre mjedisore dhe duke premtuar se zëri i tyre do të dëgjohet në Bruksel.“Sinqerisht, është shumë e çuditshme të shohësh se jeni ju ata që po mbroni vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian, ndërsa qeveria nuk po e bën këtë,” u tha ajo protestuesve.“Unë do t’i çoj këto mësime në Bashkimin Evropian, në Bruksel, se populli është gati të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, por qeveria ende nuk është gati për këtë,” shtoi ajo.Strik, anëtare e partisë holandeze të gjelbër-majtë Progressief Nederland, e cila bën pjesë në grupin e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, drejtoi një mision faktmbledhës të Parlamentit Evropian për çështjet mjedisore në Shqipëri – një vend që synon të anëtarësohet në BE deri në fund të kësaj dekade.Në një intervistë për BIRN, Strik paralajmëroi se dështimet në mbrojtjen e mjedisit mund të rrezikojnë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.Ajo u shpreh shumë drejtpërdrejt kur foli për ligjin shqiptar për zonat e mbrojtura, i miratuar në vitin 2024, i cili lejon zhvillimin e projekteve turistike luksoze në zonat e mbrojtura dhe që, sipas shumë kritikëve, përbën një kërcënim për natyrën dhe biodiversitetin.E pyetur nëse ky ndryshim ligjor është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, ajo u përgjigj:“Jo, nuk është.”“Ndryshimi i ligjit, i cili lejon ndërtimin në zonat e mbrojtura, nuk është në përputhje me legjislacionin e BE-së, nëse kemi parasysh Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet. Komisioni Evropian e ka paralajmëruar tashmë Shqipërinë se duhet ta ndryshojë këtë ligj,” tha Strik.

Sigal