Ish-Presidenti Bamir Topi: Metës i takon të mos e dekretojë. Kryeministri të mbartë me vete përgjegjësitë politike

515
Sigal

Ish-presidenti Bamir Topi, ka rrëfyer dje se si do të ishte sjellë ai, nëse do të ishte sot në pozicionin e Ilir Metës, sa i përket mosdekretimit të Sandër Lleshit. Ish-presidenti Topi ka thënë se, presidenti duhet të respektojë Kushtetutën, dhe në rastin konkret i takon Presidentit Meta ta bëjë atë. “Ka një rregull që është kushtetues dhe, nëse kandidati plotëson detyrimet kushtetuese që do të thotë, të shkojë në standardin e zgjedhjes së deputetit do e lija në diskrecionin e propozuesit dhe do kisha dhënë dekretin. Nuk do e jepja vetëm, nëse ka ndonjë gjë që ende nuk e di. Në rastin e Presidentit Meta nuk kam informacion të mjaftueshëm. I takon Presidentit Meta ta bëjë atë (të mos e dekretojë). Atëherë pas dekretimit, i takon propozuesit (kryeministrit) të mbartë me vete përgjegjësi morale dhe politike”, deklaroi Topi.