Grida Duma: Banorët e hasit ndodhen në gjëndje të vështirë

436
Sigal

Partia Demokratike
shpreh shqetësimin për gjendjen e rëndë ku ndodhet i gjithë rrethi i Hasit.

Të dhënat tona tregojnë
se prej dje, i gjithë rrethi është izoluar, të gjitha rrugët janë të bllokuara,
dhe nga dje nuk ka drita, as ujë të pishëm.

Raportohet se mungojnë
absolutisht ndërhyrjet qeveritare dhe banorët e kanë të pamundur të komunikojnë
apo të marrin ndihma.

Ndërkohë, kësaj gjendje
i shtohet edhe epidemia e gripit, dhe banorët e rrethit të  Hasit e kanë
të pamundur të marrin ndihmë shëndetësore.

Trashësia e dëborës
shkon nga 50 centimetra, deri në 1 metër e gjysëm në shumë zona.

Partia Demokratike i
bën thirrje qeverisë të ndërhyjë menjëherë dhe tu vijë në ndihmë banorëve të
rrehit të Hasit.

Ne do të raportojmë sot
në mënyrë periodike për situatën në zonat më të goditura nga moti i keq, me
besimin se do tu vijmë në ndihmë banorëve.​