Gjashtë aktivistët e ndaluar nga protesta para parlamentit ku pati dhe incidente me policinë dhe deputetë, janë shoqëruar te Komisariat nr.1 në Tiranë.
Menjëherë atje janë nisur protestuesit e tjerë për të kërkuar lirimin e tyre.
Sakaq, në komisariat ishte dhe avokati i Popullit Endri Shabani. Pas takimit në Komisariat ai doli jashtë ku pati dhe një debat me protestuesit e mbledhur atje.
Protestuesi: 30 ditë nuk vini me na pa aty.
Shabani: 30 ditë kemi qenë aty. Unë jam këtu si aVokati i Popullit. Kam ardhur vetë, mund të kishte ardhur stafi. Shkova dhe u interesive për të drjtat e tyre. Kërkesat që kishin ishte që nuk lejhe avokati. Nuk është caktuar statusi që janë ndaluar.
Protestues: Arsyeja e ndalimit? Pse nuk tregojnë arsyet e shoqërimit? Kupton se nuk po bën detyrën. Stytausi jepet që kur ndalohet. Rri aty.
Shabani: Ça kërkesash keni?
Protestues: Të dalin urgjentisht!
Shabani: Unë nuk mund t’i nxjerr. Ligji e ka që merret statusi i pandehur i garantohet e drejta. Janë shoqëruar prej incidentit të ndodhur atje. Unë nuk jam drejtori i policisë, ministri i brendshëm. Këto pyetje drejtoje ministrit. Ne kemi nisur një hetim për sjelljen e policisë së shtetit. Para së të vinim këtu ishim aty. Jemi shumë të shqetësuar për videot që kemi parë. Sjellje shproporcionale e policisë. Kush e ka dhënë vendimiun? Si është bërë ndërhyrja, e drejta [për të protestuar nuk kufizohet. Videot janë shqetësuese.




















