Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Pseudoreforma e la Shqipërinë pa institucione. “Venecia” përdoret si “Gjethe fiku” për të fshehur dështimin

416
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi

Komisioni i Venecias, “gjethe fiku” për të fshehur dështimin e Reformës në Drejtësi

A dështoi Reforma? Pyet Venecian! Ambasada e SHBA mori “autorin” e asaj që quhet Reforma në Drejtësi. Kjo është deklaruar disa herë. Konflikti për Gjykatën Kushtetuese e ka bërë shumë të qartë, se Reforma, po del pseudoreformë. Reforma e ka lënë Shqipërinë pa Institucione kushtetuese dhe mungesa e dëshirës për t’i krijuar ato, po mbulohet me “degën e fikut” që quhet Komisioni i Venecias.
Shqipëria u përdor si “kavie eksperimentale” dhe propagandohet si modeli që duhet ndjekur dhe u rekomandohet edhe fqinjëve ballkanik. Shqiptarët lumturohen. Kryeministri Zaev e kundërshtoi si model i dështuar.
Kushtetuta nuk është më Ligji Themeltar ku duhet “trokitur” për zgjidhjen e konflikteve. Ajo u ndryshua, ashtu si dëshiruan autorët e “kavies eksperimentale”, por nuk po jep zgjidhje për krijimin e Institucioneve të Shtetit të së Drejtës.

Ambasada e SHBA mori “autorin” e asaj që quhet Reforma në Drejtësi. Konflikti për Gjykatën Kushtetuese e ka bërë shumë të qartë, se Reforma, po del pseudoreformë. Reforma e ka lënë Shqipërinë pa Institucione kushtetuese dhe mungesa e dëshirës për t’i krijuar ato, po mbulohet me “degën e fikut” që quhet Komisioni i Venecias

Eksperimenti i parë u bë me krijimin e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm, institucion që nuk ekziston fare në Kushtetutën e Shqipërisë. E Përkohshmja Prokurore, u bë e Përgjithshme e Përhershme. Dështimin e saj e justifikon me presionet dhe mungesën e kompetencave që i jep ligji i reformës, e prandaj si e dështuar, u kualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që Kuvendi t’i jap “mandatin e suksesit”!
Pseudo-Reforma eksperimentale e la Shqipërinë pa “rojën” e saj Gjykatën Kushtetuese. Tani autorët e reformës për çdo ngërç urdhërojnë “drejtohuni Venecias “!
Komisioni i Venecias e gjeti “habitatin e dietave”! Çdo tre muaj japin rekomandime që askush si dëgjon dhe vijnë në Tiranë me çanta në duar, duke ecur njeri pas tjetrit e me fytyrën që shpreh habi, rikthehen në Venecia, për t’u rinisur përsëri.
Ore, kaq injorantë janë “arkitektët e reformës” që mbulojnë dështimin me “degën e fikut”?
Venecia i ka dhënë “orientimet” edhe për mënyrën si themelohet Gjykata Kushtetuese! Komisioni i Venecias nuk mund të zëvendësojë Gjykatën Kushtetuese!

Ore, kaq injorantë janë “arkitektët e reformës” që mbulojnë dështimin me “degën e fikut”?
Venecia i ka dhënë “orientimet” edhe për mënyrën si themelohet Gjykata Kushtetuese! Komisioni i Venecias nuk mund të zëvendësojë Gjykatën Kushtetuese!

Mos, bre burra! Mos mendoni se intelektualët e Shqipërisë kanë nivelin e parlamentarëve, që mblidhen, votojnë si i urdhërojnë dhe vëzhgojnë e heshtin. Heshtin, se i kërcënojnë me shpërndarje, se janë në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta thotë se parlamenti ka 140 deputetë. Kur do miratohej Reforma, u thirrën me kërcënim që të ishin në seancë 140. Tani në vathë janë 122. Pse nuk i kërkojnë autorët e reformës Komisionit të Venecias të japë mendim, a është normale që Kuvendi të funksionojë pa qenë 140?
Produkti me antikushtetues i Pseudo-Reformës është Parlamenti eksperimental. Këtu duhet kërkuar gjithë anomalia Kushtetuese e Institucionale që po lëngon Shqipëria.
Pa krijuar organin përfaqësues të vullnetit të popullit me zgjedhje të lira e demokratike, asnjë reformë nuk do të ketë rezultat në Shqipëri.
Kjo Pseudo-Reforme heq gjyqtarë e prokurorë pse shoqërohen me të dyshuar dhe bën deputetë e kryetarë bashkie të inkriminuarit!

Kushtetuta thotë se parlamenti ka 140 deputetë. Kur do miratohej Reforma, u thirrën me kërcënim që të ishin në seancë 140. Tani në vathë janë 122. Pse nuk i kërkojnë autorët e reformës Komisionit të Venecias të japë mendim, a është normale që Kuvendi të funksionojë pa qenë 140?

Kosova është më e përparuar se Shqipëria në funksionimin demokratik e Institucional. Edhe zgjedhjet janë më demokratike dhe fituesi i zgjedhjeve e kandidati për kryeministër Albin Kurti u dha parmbrëmë një leksion demokracie edhe politikanëve shqiptarë!
Shqipëria do të ketë Institucione demokratike dhe politike për interesat e popullit të saj, kur zgjidhjet të kërkohen në Institucionet e Shqipërisë dhe nga politikanët shqiptarë!

Produkti me antikushtetues i Pseudo-Reformës është Parlamenti eksperimental. Këtu duhet kërkuar gjithë anomalia Kushtetuese e Institucionale që po lëngon Shqipëria. Pa krijuar organin përfaqësues të vullnetit të popullit me zgjedhje të lira e demokratike, asnjë reformë nuk do të ketë rezultat në Shqipëri