Ministrja italiane e Ekonomisë autorizon ndërtimin e TAP

549
Ministri italian i Zhvillimit Ekonomik Federica Guidi nënshkroi një urdhër duke autorizuar ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) ditën e djeshme.
Ministria njoftoi se ky është veprimi i fundit në zbatimin e ndërtimit të TAP, i cili do të sjellë gazin e Azerbajxhanit nga Shah-Deniz në Evropë.
“Urdhri autorizon ndërtimin dhe funksionimin e tubacionit,” thoshte deklarata. “Ajo miraton projektin dhe krijimin e shpejtë të infrastrukturës, duke përfshirë edhe një zgjidhje për çështjen e tjetërsimit të tokës. Ndërtimi i tubacionit do të fillojë 16 maj 2016 dhe duhet të përfundojë deri më 31 dhjetor, 2020.”
Projekti është i një rëndësie strategjike për Italinë, e për të gjitha shtetet që do jenë përfshirëse, sikurse vendi ynë, pasi furnizimi me gaz do të sjellë një diversifikim të furnizimit me energji.
TAP ka për qëllim të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik në Italinë e Jugut dhe më tej në Evropën Perëndimore. Gjatësia totale e tubacionit është rreth 870 kilometra.
Ndërtimi i tubacionit pritet të fillojë në kapacitetin fillestar 2016. TAP do të jetë 10 miliardë metra kub në vit, duke pritur të zgjerohet në 20 miliardë metra kub në vit. 
Sigal