Studentja: Vetëm lekë paguaj nga fillimi deri në fund, Rama: Ça pune të bëjnë prindërit?

607
Sigal

Në takimin me studentët e Universitetit Bujqësor, kryeministri Rama është përballur me shumë pakënaqësi. Një prej studenteve i kërkon llogari kryeministrit Rama se pse ajo paguan më shumë se studenti i vitit 2015.

Studentja: Për mua për pjesnë e padagogëve nuk kemi angesë për pedagogët, pika kryesore është tarifa. Pse unë duhet të paguaj më shumë e para dhe e dyta, edhe për shërbimet më të vogla unë duhet të paguaj. Nga fillimi deri në fund unë duhet të jap lekë. Në 2015 pse ndryshoi tarifa? A thamë që ishte 25% tarifa që paguajmë ne studentët ? Unë personalisht paguaj 25% të shpenzimeve që unë i jap shkollës. Po ai në 2015 kishte shpenzime më pak se unë që paguante 170 mijë lekë?

Rama: Në prodhimin e përgjithshëm kombëtar duhet ta kuptoni në 100 lekë ne kontribuojmë 28 nga xhepi jonë. Gjermania kontribuon 48. Se bëjmë krahasimin me studentët atje, kontribuojnë 48 nga xhepi ata. Ajo vajza thotë pse 25 % duhet të paguajë unë nga tarifa. Nuk e di ça punë të bëjnë prindërit, ça punë bëjnë prindërit?

(Vajza përgjigjet pa mikrofon)

Një dyqan të vogël, më fal se kjo është e rëndësishme. Prindërit me atë dyqan të vogël mbështesin arsiminin tënd, të motrës apo vëllait. Nëse e kanë xhiron 50 mijë dollarë në vit e kanë zero taksën.