Shoqëritë fantazmë / Av. Cakrani çon në SPAK, Ramën, Ballukun dhe Komisionin për Investimet Strategjike, u dhanë pronat klientëve të pushtetit

308
Sigal

Avokati Kujtim Cakrani ka depozituar kallëzim penal në SPAK, për kreun e qeverisë Edi Rama, ministren Belinda Balluku, dhe përfaqësues të Komisionit për Investimet Strategjike, pasi sipas tij ata kanë shpërdoruar detyrën në rastin e parkut fotovoltaik të Karavastasë. Sipas Cakranit, në kallëzimin që ai ka dorëzuar në SPAK, thuhet se kompanitë në fjalë janë themeluar pasi ishin shpallur fituese të projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik. “Ashtu siç edhe kam shkruajtur më parë, dy shoqëritë fantazmë Voltalia Albania shpk dhe Karavasta Solar shpk që kryeministri në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Investimeve Strategjike ju ka dhënë statusin e Investitorit Strategjikë. Sot pranë prokurorisë të posaçme SPAK u dorëzua kallëzimi penal. Sepse ligji nr.55/ “Për Investimet Strategjike” është ligji kriminal ku shpronëson pronarët tamam si më 1945, dhe pronën ja jep horrave të pushtetit. Sepse në Shqipëri ndryshe nga vendet e lira, bëhesh pronar dhe i pasur me anë të pushtetit dhe VKM të tij! Gëzuar pushimet! Shihemi Në shtator me zhvillime të reja…”,- shkruan ai në një postim në rrjetet sociale. Ndërkohë që më herët ai ka denoncuar se emrat e dy administratorëve që rezultojnë në QKB, nuk ekzistojnë realisht. “Gustavo Manuel Ferreria Fernandes dhe Joao Manuel da Silva Boavida Malcata, janë dy emra inekzistent, pra emra falso me origjinë nga Portugalia. Të dy këta persona në QKB figurojnë se janë administratorë të dy shoqërive përkatësisht; Shoqërisë Voltalia dhe Karavasta Solar, të cilave Komiteti Investimeve Strategjike me Kryetar Edi Rama, përveç ju ka dhënë statusin e Investitorit Strategjikë, bashkë me statusin ju ka dhënë edhe 200 hektarë tokë për të shkolluar biznesin e tyre. Pas këtyre emrave të rremë si qytetar Portugezë fshihen klientë të pushtetit dhe qeverisë. Natyrisht kallëzimi penal është gati dhe do dorëzohet në SPAK brenda muajit korrik”, -shkruante më herët Cakrani.