Kompanitë e Klodian Zotos paguajnë 800 milionë lekë trafikantët

169
Sigal

Inceneratorët e Fierit dhe Sharrës kanë paguar rreth 800 milionë lekë të vjetra për shërbimet të siguruara nga kompanitë në pronësi të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Anton Gjinaj. Mediat kanë siguruar dokumentet zyrtarë nga administrata tatimore, nga ku faktohet se kompanitë e Gjinajt janë paguar me dhjetëra fatura nga Klodian Zoto. Qindra milionë lekë publike kanë lëvizur nga inceneratorët në llogaritë e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Anton Gjinaj. Të dhënat zyrtare nga administrata tatimore konfirmojnë se koncesionarët e plehrave të Fierit dhe Sharrës kanë paguar rreth 800 milionë lekë të vjetra për shërbimet të siguruara nga kompanitë në pronësi të Gjinajt, i njohur edhe si Pashk Rrapi. Shoqëria mëmë “Alesio 2014” dhe kompania e kontrolluar prej saj, “XYZ-08” u vendosën së fundmi nën sekuestro nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, nën dyshimet se janë krijuar me të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal i pronarit të tyre. Këto dy kompani rezultojnë të jenë paguar me disa dhjetëra fatura nga kompanitë e Klodian Zotos së plehrave, “Integrated Energy BV” dhe “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”. ‘Syri’ ka siguruar dokumente të shumta, në bazë të të cilave tregohet për bashkëpunimin e ngushtë financiar mes koncesionarëve të plehrave dhe kompanive private të Anton Gjinajt. Sipas dokumenteve, rezulton se kompania koncesionare e landfillit të Fierit ka paguar për shoqëritë e Anton Gjinajt një shumë totale prej rreth 430 milionë lekë të vjetra. Bashkëpunimi ka vijuar edhe në ndërtimin e inceneratorit të Sharrës. Kompanitë e Gjinajt kanë përfituar rreth 350 milionë lekë të vjetra nga ‘Integrated Energy BV”, deri në fund të vitit 2021. Anton Gjinaj ose Pashk Rrapi është një prej biznesmenëve më të fuqishëm të ndërtimit, aktiviteti i të cilit nisi vrullshëm pas vitit 2014. Kompania e tij kryesore, ‘Alesio 2014” është një nga përfitueset kryesore të milionave publike nga fondet e Rindërtimit. Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Mal të Zi, pasi rezultonte i dënuar me 8 vjet e 9 muaj në Spanjë për trafik narkotikësh. Ai u dërgua në Spanjë dhe, në qershor të këtij viti, Gjinaj u transferua në burgun e Reçit, në Shkodër.