Reagon NATO : Të gatshëm për të mbrojtut Kosovën

149
Sigal

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka reaguar ashpër në lidhje me sigurinë në Veri të Kosovës, pas sulmit me armë ndaj policisë nga serbët.KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, -thuhet në reagim. Po ashtu, KFOR kishte thënë se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Veri të Kosovës. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç janë ftuar në Bruksel. Ai deklaroi që veprimet e pakoordinuara dhe të njëanshme në situatën në Veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. “Bashkimi Evropian po e ndjek nga afër dhe me shqetësim situatën në Veri të Kosovës. Të gjithë që janë të përfshirë duhet të rrinë të qetë, dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes të të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. E vetmja mënyrë për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave,”- tha Stano.