Gëzim Zilja: Gjëma e fshatrave të Lumit të Vlorës dhe sehirxhinjtë vlonjatë

14

Komisioni për Mbrojtjen e Shushicës nuk ka as para, as makina, as autobuza e helikopterë falas në dispozicion për transport njerëzish. Gjithashtu pas protestave, Komisioni nuk shtron dreka e darka me mish të pjekur e raki. Gjithçka është vullnetare në mbrojtje të Shushicës.

Sigal

 

Më datë 04.05.2024 Komisioni për Mbrojtjen e Shushicës i zgjedhur në Kuvendin e Burrave në fshatin Kuç, në bashkëpunim me Ecoalbania zhvilluar protestën e rradhës (e shtata) në hyrjen e fshatit Kuç, në vendin e quajtur Ura e Laskos. Qeveria ishte kujdesur që numri i policëve këtë herë të ishte shumë më i madh se zakonisht. Pjesëmarrja e protestuesve ishte e pakët po ata ia dolën të bllokojnë rrugën për 30 minuta me paralajmërimin se mosbindja do të shkallëzohet edhe më tej. Forcat policore ndërhynë.dhe e çbllokuan rrugën, duke përdorur më shumë bindjen me fjalë dhe jo shkopinjtë e gomës. Çfarë mund të thuhet për këtë protestë të rradhës.

1.Protestuesit nga fjalët kaluan në vepra, duke bllokuar rrugën nacionale që të nxjer në Qeparo.

2.Paralajmërimi i kryeplakut të Kuçit, Astrit Bajram Balilaj, një burrë finik, hijerëndë, i shtruar, fjalëpakë si burrat e qëmotit, që ka nxjerrë ajo krahinë e dëgjuar për luftërat dhe patriotizmin e saj. Ai tha: Është punuar deri sot në mënyrë tinëzare fshehtas, nga Piluri në Pyjet e Kuçit. Po ka ardhur një moment që tashmë jemi rreth 200 metra larg prej këndej, që është vendosur një vijë e kuqe. (deri në burimin e ujit janë gjithsej shtatë kilometra, Shën. im) e cila, ne ju themi që nuk mund të kalohet. Ne nuk mund të lejojmë që të shuhet jeta në këto vende plot histori e luftëra për mbrojtjen e trojeve, ne nuk mund të lejojmë të na marrim ujin, që është pronë e jona dhe e gjithë fshatrave deri në Vjosë.

3.Në këtë protestë u vu re mungesa e njerëzve të shkolluar, të diplomuar, ardhur nga Vlora se për intelektualë duhet parë mirë se kur quhesh e çfarë duhet të bësh ta meritosh atë fjalë. Qyteti ka një mori shoqatash ku më zulmëmëdhatë janë: “Shoqata atdhetare Kulturore Labëria,” dy Shoqata poetësh e shkrimtarësh, njëra me emrin e Petro Markos e tjera me emrin e Ali Asllanit, dy emra të mëdhenjë që ka nxjerrë Labëria. Ka dy shoqata apo Institute Historike me emrin e Ismali Qemalit, ka shoqata veteranësh të luftës e të punës, ka Shoqata mjedisi, të biznesit, të sportit, të Romëve, të këngëve polifonike etj etj. Nuk lënë rast këto shoqata pa shpërndarë certifikata e dekorata si: Nderi i Qytetit, Nderi i fshati X apo Y, Nderi i Labërisë, përsonalitet i shquar i qarkut, Poet i Shquar, Shkrimtar i shquar e tj, e tj, dhe jo rrallë dreka e darka pune. Ashtu si ai myslimani e ngeshëm kalon një për një kokrrat e tespiheve pa ngatërruar rradhën edhe unë kalove dje një për një të gjithë të pranishmit në atë protestë me pak njerëz por me zemër të madhe. Bëj pyetje si qytetar i Vlorës pa grada e medalje: Si ka mundësi kur tridhjeteshtatë fshatrave të Vlorës po u bëhet gjëma, u kanë ngritur gijotinën, po u merret lumi ( e barabartë me vdekje ose shpopullim) dhe gjithë këta qytetarë të dekoruar ose jo, shoqata që mbajnë leksione patriotizmi e drejtësie,  kërrejnë libra e vjersha për patriotizmin,dashurinë, vëllazërinë, drejtësinë etj etj të mos shprehen për këtë padrejtësi të pashembullt që po i bëhet asaj krahine unike në historinë e Shqipërisë? Nuk e dinë, nuk duan, janë indiferentë, duan më shumë partinë (të djathtë e të mëngjër) sesa mirëqënien  e drejtësinë? Sot Fshatrat e Lumit të Vlorës nuk kanë nevojë për filozofë kafenesh, për militantë të sëmurë, për vjershëtare, për llapaqenë e humoristë mejhanesh që tregojnë barcoleta, për horra e dembela.  Që punët të mos shkojnë drejt  një përleshjeje fizike e larg qoftë më tej, ( nuk është koha të luftojmë vëlla me vëlla) ndihmojini këta njerëz të mrekullueshëm të mbrojnë jetën e tyre e të fëmijëve, Shushicën, lumin jetëdhënës  që ka të bëjë me ekzistencën e banorëve. Nga fundi muaj Maj, Komisioni për Mbrojtjen e Shushicës do të organizojë një tubim në Tiranë (datën e saktë do e bëjë të ditur Komisioni) përballë Kryeministrisë si paralajmërimi i fundit. Në rast se qeveria nuk heq dorë nga ky plan i zamirgjikurive e ramaxhaçkave, Komisioni në bashkëpunim dhe dakordësi të plotë me banorët do t’a mbrojë fizikisht Shushicën si prone e tyre e patjetërsueshme.

Qeveria ishte kujdesur që numri i policëve këtë herë të ishte shumë më i madh se zakonisht. Pjesëmarrja e protestuesve ishte e pakët po ata ia dolën të bllokojnë rrugën për 30 minuta me paralajmërimin se mosbindja do të shkallëzohet edhe më tej. Forcat policore ndërhynë.dhe e çbllokuan rrugën, duke përdorur më shumë bindjen me fjalë dhe jo shkopinjtë e gomës.

-Nga dhjetë-pesëmbëdhjetë grupe polifonike të Labërisë, të dekoruara apo jo ndoshta gjendet një (jo nga ata që i kanë kënduar Enverit, Berishës, Metës, Nanos e Ramës) që ta përjetësojë në këngë këtë gjëmë që duan t’i bëjnë Labërisë.

-Komisioni për Mbrojtjen e Shushicës nuk ka as para, as makina, as autobuza e helikopterë falas në dispozicion për transport njerëzish. Gjithashtu pas protestave, Komisioni nuk shtron dreka e darka me mish të pjekur e raki. Gjithçka është vullnetare në mbrojtje të Shushicës.