Veliaj: Unë i kamë shërbyer PS, dhe kamë punuar edhe pa spaleta

13
Sigal

Të hënën gjatë një interviste televizive Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në kyreqytet ndodhin qindra projekte e punë e për këtë arsye sipas kryebashkiakut nevojitet që autoritetet të komunikojnë me njëri-tjetrin për të sqaruar çdo procedurë. “E kam kërkuar prej kohësh, e kam thënë publikisht, për një bashkëpunim zyrtar me SPAK-un, për të dhënë çdo dokument, çdo informacion, të një pale që nuk ka asnjë kompleks, që është krenare për Tiranën e pastër dhe që ka shprehur gatishmëri totale për të bashkëpunuar. Kjo është sjellja normale. Ajo që duhet të na bëjë përshtypje janë ata që refuzojnë të bashkëpunojnë, që refuzojnë të shkojnë në SPAK, që i sulmojnë organet e drejtësisë. SPAK-u është institucion i Republikës së Shqipërisë… Sepse e pashë që u komentua shumë edhe fjala ‘koleg’, por unë ju quaj kolegë edhe juve të medias, pra të gjithë njerëzit që janë angazhuar në një vokacion publik, për të ndihmuar që ky shtet të funksionojë, që administratat të funksionojnë sa më mirë. Kush i sheh si armiq, qartazi nuk do që disa institucione të funksionojnë. Një njeri duhet të jetë konsistent. Unë atë që them te rruga “Murat Toptani” e them edhe te rruga “Mustafa Matohiti”. Ti nuk mundesh që te rruga “Murat Toptani” të thuash ‘rroftë SPAK-u’ dhe nuk mundesh ta degjenerosh këtë institucion tre rrugë më tej, kur shkon te shtëpia e Saliut. Parimi është: kush mbjell erë, do korrë stuhi. Saliu, Zeni dhe gjithë familja e tyre, dhe ajo vajza që vjen këtu te bashkia me molotov dhe thotë “lironi babin”, janë duke korrur atë që kanë mbjellë vetë. Ju kam thënë gjithmonë: Unë i kam shërbyer PS, kam punuar me Edi Ramën edhe kur s’kam pasur asnjë spaletë, asnjë titull, nga 2009-2013, edhe pse humba për një grusht votash në Berat, sepse njerëzit që e kanë vokacion, i shërbejnë atij misioni pa qenë të interesuar nëse kanë ofiqe dhe karrige. Opozitës i kam thënë: do t’i bëhen gjunjët me kallo dhe do luten deri në pafundësi të jetës që unë dhe Edi Rama të kemi konflikt dhe prej këtij konflikti të rikthehet Saliu me Ilirin. Kjo s’ka për të ndodhur kurrë”, tha ai.