Turi në diasporë, Rama: Mezi pres takimin me shqiptarët e Greqisë

18
Sigal

Rienergjizimi është kryefjala kryesore që po dominon mes socialistëve prej shumë se dy muajsh. Të hënën Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministri shqiptar riftoi edhe njëherë socialistët në Greqi por edhe diasporën në shtetin fqinj që të bashkohen me riorganizimin e socialistëve që do të bëhet edhe përtej kufirit në turin që nis për të takuar komunitetet shqiptare në diasporë. Pikënisja e takimeve do të jetë nga Athina, në 12 Maj dhe një fakt të tillë e ka konfirmuar dhe kryeministri Rama. Përmes një reagimi në rrjete sociale, kryeministri Rama shkruar se mezi pret të takohet dhe me krenari të madhe për të gjithë shqiptarët e Greqisë. “Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”, shkruan kryeministri Rama. Kjo lëvizje e Edi Ramës vjen në një moment kur partia është në valën e fushatës për të tërhequr anëtarë të rinj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Përveç takimit me shqiptarët që jetojnë në Athinë, pritet me interes nëse kjo vizitë do të shfrytëzohet edhe për ndonjë takim informal me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, pas tensioneve që vijojnë prej muajsh, për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Turi i kryesocialistit ka të konfirmuar deri tani 4 takime në 12 Maj në Athinë, 26 Maj në Milano, Londër në 2 Qershor dhe Duseldorf në 16 Qershor.