Petrit Vasili: Edi Rama totalisht i paaftë të zgjidh përmbytjet, i aftë vetëm të ngop oligarkët!

96
Sigal

Reshjet e këtyre ditëve kanë përmbytur rrugë në qytete të ndryshe të Shqipërisë. Madje segmenti i rrugës në Borsh u shemb duke u ndarë në dysh.

Nënkryetari i LSI ,Petrit Vasili në lidhje me këtë situatë shprehet se nuk ka asnjë fond financimi konkret për përmbytjet dhe se emergjencat civile nuk jane vënë në gatishmëri për përballimin e situatës.

“Edi Rama totalisht i paafte te zgjidhe permbytjet, i afte vetem te ngopë oligarket!

Paaftesi e papare ndonjehere ne Shqiperi nga ndonje kryeminister tjeter.

Edi Rama teresisht i paafte dhe prandaj nuk ka:

Asnje fond financimi konkret per permbytjet.

Asnje mobilizim mjetesh dhe logjistike.

Asnje gadishmeri nga emergjencat civile per tu perballur me situaten.

Asnje informim periodik dhe i vazhdueshem per zhvillimet moment pas momenti, qe qytetaret te dine ç’te bejne.

Edi Rama i afte vetem te kenaqe oligarket:

Qe tu jape miliarda leke per koncesione pa fund.

Qe te kete te paret oligarket per financim dhe jo per perballimin e permbytjeve.

Qe te shkurtohen fondet per cdo fushe qeverisje, por kurre per oligarket.

Qe te mos kete para’ per pandemine dhe mbrojtjen e mjekeve dhe infermiereve, por te kete para’ per koncesione te tjera si Milot Balldren per portin e Durresit etj etj miliarda qe ndahen cdo dite”, shkruan Petrit Vasili.