Nuk më pëlqen të bëj politikë. Nuk kam qenë as nuk jam marrë me politikë. Por ajo e mallkuar, si ngahera, ndodhet kudo, sigurisht me shumë fytyra e shtatë ngyra ylberi, demagogë me po- të e jo-të e saja. Mirë por kur ajo të ther herë me gjilpana herë me bajoneta, ose sulmon për të shkatërruar, përvetësuar pasurinë tënde, jetën tënde të krijuar me rrëke djerse, gjaku e një mijë sakrifica do të kundër përgjigjesh.
Më 26 Shkurt 2022, Kryeminstri Edi Rama foli për parajsën që do t’iu dhuruaka dibranëve me mbytjen e ultësirës së Dibrës së poshtëme me anë të digës së Skavicës, që sillet nga 243 m në 285 m lartësi. Ishte një fushatë elektorale në qytetin e Peshkopisë. Kështu që premtime do të hidhte sigurisht. E hidhura është se ai po e trumbeton këtë hidrocentral si arritjen më të madhe në qeverisjen e tij.
Dibranët buzë Drinas janë revoltuar e zemëruar pa masë. Ju duket një çmenduri epokale. Premtimi, e ëndërra e një parajse, kur zhduken nga faqja e dheut 35 fshatra 40 mijë banorë, në trojet e tyre mijëravjeçare. Ai dhe qeveria e tij deri më tani, dibranëve ju bëri një gjysëm udhe Arbëri e tani mu si kokosh, si politikan i etur për lavdi, para dhe për t’u dukur bajraku i Shqipërisë kërkon të realizojë këtë aventurë çmendurie si shpërblim. Përse vallë shprehemi kështu? Po e konkretizoj me një shembull shumë të vogël, por konkret, të dukshëm e bashkëudhëtar vuajtjesh cfilitëse për buzë drinasit. Në Fushë Muhur ndodhet një urë, që lidh dy brigjet e Drinit të zi, ndërtuar në vitin 1946, por që vazhdon të thyhen dërrasat e t’i dalin gozhdët duke rrezikuar makinat, këmbësore dhe kafshët. E njëjta gjë për udhën e makinave Muhur Qyteti i Peshkopisë kur udhëton, të shkulen zorrët e barkut nga gropat e kanalet e shumta.
Natyrshëm lind pyetja. Si mund t’i besojm këto përralla e premtime kur lugina e Drinit e ndarë në dysh nga liqeni i Skavicës, do të duhen të ndërtohen disa ura edhe me 2 – 5 kilometra gjatësi, ose së paku të sigurohen disa motorbarka për të lidhur brigjet, do të duhet t’i ndërtojë dhe mirëmbajë qeveria Rama ose kushdo qoftë?. Tridhjetë vjet demokraci po vuajmë mbi shpatulla e po lëngojmë nga dhimbjet nga paaftësia e qeverive, korrupsionin e mungesën e investimeve në fshatrat buzë Drinas.
Ndërsa ai erdhi në Peshkopi për të marrun votat për kryetarin e bashkisë, me 26.02. 2022, ndërsa me 24 shkurt pra dy ditë më parë kishte shpërthyer lufta Ruso- Ukrainase, e cila vazhdon. A e dinte ai se më 20.02.2014, po ushtria ruse pushtoi Krimenë duke ia marrë Ukrainës. A e di ky kryeministër lidhjen gjenetiko fisnore të rusëve me serbët? A e din ky udhëheqës shteti luftrat e dibranëve kundra ushtrive serbe në hullitë e shekujve? A i njeh ai krimet serbe në luftën ballkanike e deri në vitin 1921?
Unë dëshiroj t’ia kujtoj atij dhe rinisë dibrane, kudo ku jetojnë:’’U dogjën për herë të tretë (viti 1918,S.M.) me qindra katunde, u shuan dhe u shkretuan nandëdhjetë përqind e familjeve, që mbetën pa streh dhe pa banim, u grabit dhe u plaçkit pasuria e tyre.,,(1) Pra, këto janë armiqtë tanë dje, që ju kërkojmë paqe sot, nesër mund të përsëritet. Rusët e Ukrainasit, nuk janë turqit me popujt finlandezë, por fqinja me kufinj, vëllezër të një gjuhe, por edhe kulture. Për t’iu mbushur mendjen juve kryeministër këshilltarëve të tu dhe dibranit Hulsi Manjani, ministër në qeverinë tuaj, po ju kujtojmë: ‘’ Edhe kësaj rradhe (27 gusht 1920, dyzetë batalione serbe. S.M) dogjën shtëpitë dhe katundet, vranë e therën burra gra e fëmijë. Shkurt masakruan ashtu si u ka hije vetëm atyne dhe në një mënyrë që e banë popullin të harrojë katastrofën e 1913-ës.,,(1) Edhe pak piper të kuq t’iu kthjelloi mëndjen për juve Kryeminstri Rama dhe kush dëshiron ta varros për së gjalli Dibrën si vend e dibranëve: ‘’Sipas informacioneve autentike në masakrat e vjeshtës së vitit 1913 që kreu ushtria serbe u vranë 20 mijë dibranë. Serbia niset nga mendimi që ta shfarosë këtë fis trim, fisnik e me bindje të thellë.,, (2)
A e di Kryeministri se me këtë det juve ia keni dhuruar Dibrën serbëve dhe strategjikisht i krijoni kushte terreni e mësymje drejt Shëngjinit e Durrësit. Ёndërr e kaherëshme e knjazëve serb në mugëtirat e shekujve.
Po edhe një e mirë tjetër bakshish i majmë, se kufirin mund ta vendosin lehtësisht për mrekulli kaskadave të Drinit e andrra e vjetër që e mbret Dushanit do të bahet realitet ku juve me krijimin e liqenit të Skavicës i jepni çelsat e pasurisë dibrane (krom, mermer, uranium, gipse etj.) të trojeve të popullit liridashës e patriot dibranë.
Dhe e fundit. Shkodrën në rast lufte me hapjene tre digave, kryhet zhdukja e trojeve, banorëve pasuritë e tyre e juve ose kush të qeverisë, do të shikoi varkën e Noes. Sepse nuk ka ma nga ato trima të luftës së kolosianit të nantorit të vitit 1912.
Jemi shprehur se ky politikan (që nuk ma mbush mendjen për të tillë) i shikon problemet ekonomike e strategjike me syze të errëta dielli. Cilat janë argumentet?
Ato strategjike i trajtuam më sipër shkarazi, se çfarë ka ndodhur dhe cila është ndihmesa strategjike për pushuesit serb nesër? Ato ekonomike do të jap vetëm një shembull: ‘’Në Fushë Muhurr, Lazam Losha arriti rendimente të larta, jo vetëm në toka fushore, por edhe në tokat kodrinore, me një mesatare në misër mbi 80 kuintal për ha dhe në grurë 40 kuintal për ha….Në Vajmëdhej, Xhavit Qoka në pjesën fushore arriti në 90 kuintal për ha misër dhe në grurë 45 kuintal për ha. Në rreth, Sherif Kulla e Haki Lleshi arritën mbi 50 kuintal për ha misër e 40 kuintal për ha grurë. (vitet 1982-1985, S. M.),, (3)
Duke qenë të lidhur me një mijë fije me tregun e huaj dhe me politikën globale a nuk u ndje në Tiranë frika e mungesës së bukës ku njerëzit iu sulën dyqaneve për të blerë miell. Shtypi shkruajti kronikat e tija. Paniku u shpërnda nga lufta në Rusi, Ukrainë. Serbia nuk eksporton miell në Shqipëri. Kuptohet edhe Rusia nga ku importojmë grurë. Ndërsa juve kërkoni të mbytni 60 mijë hektar toka bujqësore? Tanimë ndoshta më shumë se gjysma e banorëve e kanë braktisur krahinën e Muhurit nga që politikëbërësit e tridhjetë vjetëve e shpopulluan nga mos kryerja e investimeve në bujqësinë e blegtorinë private etj.
Juve e keni parë me syza të errëta Dibrën e poshtme edhe me një fakt tjetër. Kur në vitet ‘’70 të shekullit të kaluar: kur u pyet profesor Petrit Radovicka se ku është në projekt diga e Skavicës ai u përgjigj shkurt : ‘’Nuk ka qeveri që largon 50 mijë banorë.,,(Shaban Mera, fb, 18.02. 2022) Kjo përputhet plotësisht me mendimin e studiuesit italian që në vitet 1930 shkruante:. Por, për këto rekomandohen kriteret të shprehur nga inxhinierë italianë që në vitet ’30 të shekullit të kaluar që: ‘’…duhet të ndërtohen në ato hapësira, ku nuk ka rrugë të ndryshme automobilistike, qendra banimi, trashëgimi kulturore, (monumente natyrore, gërmime arkeologjike etj.)(4)
Sikur Shqipëria të kishte një strategji ekonomike zhvillimi, Kryeministri Edi Rama nuk mund të hynte siç shprehemi ne dibranët:’’Në pyll pa kmes.,, Prodhimet bujqësore, misri, gruri, thekra, perimet, frutat (mollë, kumbulla, arra, dardhë, qershi etj) kultura foragjere, prodhime blektorale, prodhime minerare, që kanë mbetur të braktisura si mermeri gipset, uraniumi etj. Do t’i kishte lakmi serbi, bullgari, greku e shtete të tjera. Ndërsa Kryeminstri Rama me një të rënë të lapsit kërkon me plot ‘’kompetencë,, e bajraktarizëm t’i varrosë njëherë e përgjithmonë.