Mësimi online? Në fshatra nuk ka internet dhe shkëputet energjia elektrike

208
Sigal

Askush nuk është në shkollë dhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për të zbatuar skenarin e tretë tërësisht mësim online, do të zgjasë nga 15 shkurti deri në 19 shkurt.

Për të mbërritur në shkollën e mesme të bashkuar “Shëngjergj”, nxënësve të fshatrave përreth ju duhet më shumë se 1 orë, por tani janë izoluar në shtëpitë e tyre sepse bën shumë ftohtë.

”Nuk i shkon mësueses detyra nuk ka valë këtu. Edhe dritat ikin. Është problem me valët. Sot dita e parë nuk bëmë më vështirë është matematika. Nuk punon akademi.al, nuk jam futur në mësim”, shprehen nxënësit.