Formacioni i kombinuar Barca-PSG në vlerë prej 800 milionë eurosh, madje pa Neymarin e lënduar

213
Sigal

Sonte (e martë), Barcelona është nikoqir i Paris Saint-Germainit në Camp Nou në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Për herë të fundit kur u ndeshën këto skuadra (2016/2017), Blaugranët bënë një rikthim sensacional. Skuadra franceze pati fituar me rezultat 4-0 në Parc des Princes, ndërsa katalunasit u rikthyen për të fituar me rezultat 6-1 në Camp Nou dhe u kualifikuan tutje me rezultat të përgjithshëm 6-5.

The Sun ka bërë një formacion të kombinuar të dy skuadrave që ndeshen sonte dhe vlera e tyre është 800 milionë euro, edhe pse mungon lojtari më i shtrenjtë në histori, Neymar (për shkak të lëndimit), por edhe Ansu Fati që vlerësohet rreth 82.5 milionë euro.

(Foto: The Sun)

Më poshtë formacioni më i mirë dhe më i shtrenjtë i dy skuadrave fantastike:

Portier

Marc-Andre ter Stegen (77.3 milionë euro)

Mbrojtës

Presnel Kimpembe (41.2 milionë euro)
Marquinhos (72 milionë euro)
Clement Lenglet (41.2 milionë euro)

Mesfushorë

Marco Verratti (62.2 milionë euro)
Frenkie De Jong (67.3 milionë euro)

Anësorë

Lionel Messi (82.5 milionë euro)
Ousmane Dembele (51.5 milionë euro)

Sulmues

Antoine Griezmann (62.2 milionë euro)
Kylian Mbappe (185.8 milionë euro)
Mauro Icardi (56.8 milionë euro)