Hollanda, destinacioni i ri i preferuar për studentët shqiptarë !

416
Sigal

Gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë janë të interesuar të studiojnë në Hollandë, për shkak të kushteve në të cilat zhvillohet procesi arsimor dhe jo vetëm. Si konsulentë për studime jashtë vendit, kohët e fundit jemi përballur me një rritje të aplikimeve për universitetet hollandeze. Me këtë ritëm ne presim që shifrat për këtë destinacion studimi të dyfishohen në vitin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, ne vërejmë një rritje të interesit të universiteteve më të mira hollandeze për të tërhequr të rinj shqiptarë për të studiuar programe të ndryshme. Sistemi universitar hollandez bazohet në dy lloje, secili me institucionet e veta të specializuara. Kështu, ne po flasim për universitete teorike (të përqendruara në kërkime) dhe universitete të shkencave të aplikuara (me një fokus në pjesën praktike të studimit). Për të dy llojet e studimeve, Hollanda vjen me një sistem shumë të favorshëm, programe të akredituara në anglisht, një bazë inovative universitare dhe çmime të përballueshme për arsim. Tarifat vjetore të shkollimit për studimet universitare variojnë nga 8000 euro deri në 11000 euro. Universitetet gjithashtu ofrojnë bursa për studentë me rezultate të shkëlqyera akademike të cilat variojnë nga 3000 deri në 5000 euro në vit. Për më tepër, shteti hollandez ofron mundësinë e aplikimit për bursa të tjera specifike për të mbuluar vlerën e studimeve. Shteti hollandez inkurajon sistemin e arsimit dhe punësimit dhe është modeli aktual në të cilin punojnë shumica e të rinjve, gjë që i shton vlerë shoqërisë, si tani ashtu edhe në të ardhmen. Hollanda ka zhvilluar një strategji të qartë në këtë drejtim dhe mund të themi se është vendi që praktikisht ju “paguan që të mësoni” Metodat hollandeze në mësimdhënie janë interaktive. Mësimi përqëndrohet në punën në ekip, e cila ju lejon të njiheni më lehtë me studentë të tjerë ndërkombëtarë. Të studiosh në Hollandë do të thotë të zhvillosh një mendje të hapur..

Tarifat vjetore të shkollimit për studimet universitare variojnë nga 8000 euro deri në 11000 euro. Universitetet gjithashtu ofrojnë bursa për studentë me rezultate të shkëlqyera akademike, të cilat variojnë nga 3000 deri në 5000 euro në vit. Për më tepër, shteti Hollandez ofron mundësinë e aplikimit për bursa të tjera specifike për të mbuluar vlerën e studimeve. Shteti Hollandez inkurajon sistemin e arsimit dhe punësimit dhe është modeli aktual në të cilin punojnë shumica e të rinjve, gjë që i shton vlerë shoqërisë, si tani ashtu edhe në të ardhmen

Shpenzimet e jetesës në Hollandë

Një sfidë për studentët dhe prindërit në Hollandë është të gjejnë strehim vetë, pasi shumica e  universiteteve hollandeze nuk kanë ndërtesat e tyre të akomodimit. Akomodimi mund të bëhet përmes ofruesve të jashtëm të akomodimit, agjensive, të toleruara nga universiteti. Këtu ne gjithashtu theksojmë ndihmën që konsulentët e Integral mund të ofrojnë në gjetjen e opsioneve më të mira të akomodimit, duke pasur mjetet e duhura për të rekomanduar mundësi të ndryshme në varësi të buxhetit të studentit. Kostoja e akomodimit mujor do të ndryshojë në varësi të qytetit të zgjedhur, midis 380 dhe 800 euro në muaj, ku qyteti i Amsterdamit është më i shtrenjti. Shpenzimeve të akomodimit i shtohen dhe ato për ushqim (rreth. 280 euro / muaj), materiale studimi (af. 50 euro / muaj), sigurim shëndetësor privat (80 euro / muaj), veshje dhe veprimtari shoqërore (rreth 150 euro) /muaj). Biçikletat mund të përdoren për transport ose ata që punojnë me kohë të pjesshme mund të aplikojnë për një kartë që siguron transport publik falas.

TOP 10 programet më të kërkuara nga studentët shqiptarë

  • International Business
  • Hospitality Management
  • Computer Science & Engineering
  • Psychology
  • ICT
  • Creative Business
  • Economics & Business Economics
  • Computing Science
  • International Business Administration
  • Tourism Management

Universitetet me numrin më të lartë të studentëve të huaj :

  • TU Eindhoven University
  • Hotelschool the Hague
  • Tilburg University
  • HU University of Applied Sciences
  • The Hague University of Applied Sciences
  • Fontys University of Applied Science
  • Avans University of Applied Science
  • HAN University of Applied Sciences
  • Rotterdam Business School
  • Breda University of Applied Sciences

 

Hollanda gjithashtu ofron mundësi të shumta akomodimi për të gjithë studentët që janë të interesuar të ndjekin një program Bachelor, Master apo PhD