Horrat e politikës dhe larot e tyre me mandat deputeti

423
Sigal

Nga marsi 2017 e deri në qershor 2024, janë paguar e do paguhen 3 palë deputetë; borderoja me 246 emra, ja sa marrin çdo muaj

Buxheti, çiflig privat i horrave të politikës e “larove” të tyre/ Kështu e kanë hartuar dhe votuar deputetët ligjin për privilgjet e tyre financiare; sipas të cilit, ata deputetë që mbushin moshën 60 vjeç, marrin edhe 400 mijë lekë trajtim suplementar mbi pagën kur janë në punë dhe mbi pensionin e pleqërisë deri sa të jenë gjallë; madje pas mbarimit të mandatit, përveç pagës 50% për 3 vite, po kaq vite mbajnë dhe pasaportat diplomatike për vete e bashkëshortëtMë 9 shtator, në sallën e parlamentit do ulen 140 deputetë, ndërsa në bordero do paguhen edhe 106 ish-deputetë, sepse kështu e përcakton Ligji Nr. 27/2015, datë 26.03.2015 për trajtimin e tyre financiar, pasi ata mbarojnë, dorëzojnë ose u hiqet mandati. Edhe para vitit 2017, janë paguar nga dy palë deputetë paralelisht: Ata të listës së re dhe ata që iknin, për shkak të mos kandidimit apo humbjes, por numri i ish-ëve ka qenë 20-30 persona.Konkretisht, do paguhen 140 deputetët e listës fituese të 25 prillit; 57 deputetë e PD-LSI, që dorëzuan mandatet në muajin shkurt 2019, por më 25 prill 2021 nuk ishin në lista apo nuk fituan; dhe 49 deputetët e opozitës së re parlamentare, që zunë vendet e lëna bosh.Sipas ligjit, ata që janë deputetë të zgjedhur e rizgjedhur, do paguhen me afro 3 milionë lekë pagë e shpërblime në muaj, ndërsa ish-deputetët do paguhen me 830 mijë lekë në muaj, përveç 3 pagave të plota 4.7 milionë lekë, që do t’i marrin ditën e largimit.

Ja sa zgjat afati i trajtimit të tyre me pagesa mujore:

– Deputetët e çdo partie, që nuk janë në listat fituese të 25 prillit, do paguhen me 50% të pagës bruto, deri më 9 shtator 2024.

– Deputetët e PD-LSI, që dorëzuan mandatet, por nuk janë zgjedhur më 25 prill, do vazhdojnë të paguhen me 50% të pagës deri më 9 shtator 2022.

– Ndërsa ish-deputetët, që zunë vendet bosh të PD-LSI në parlament, do paguhen me 50% të pagës mujore, për aq kohë sa kanë qëne me mandat deputeti; pra për 21 muaj, ose deri më 9 maj 2023.

Ata do të vazhdojnë të kenë dorë në buxhetin e shtetit, sepse kështu e kanë hartuar dhe votuar ligjin, për privilgjet e tyre financiare; sipas të cilit, ata deputetë që mbushin moshën 60 vjeç, marrin edhe 400 mijë lekë trajtim si pension suplementar, mbi pagën kur janë në punë dhe mbi pensionin e pleqërisë deri sa të jenë gjallë.

Madje, pas mbarimit të mandatit, përveç pagës 50% për 3 vite, po kaq vite, kanë të drejtë të mbajnë dhe pasaportat diplomatike për vete e bashkëshortët.

FAKT/ Deputetët e PD-LSI që dorëzuan mandatet në muajin shkurt 2019 e që kanë mandatet më 25 prill; deri më 9 shtator kur të bëjnë betimin, do vazhdojnë të paguhen si ish-deputet me 83 mijë lekë në muaj; d.m.th. me ligjin që kanë bërë vetë, nuk e lënë veten pa paga për asnjë moment./Pamfleti