Berisha publikon një tjetër FOTO: Rama me Dor Duçkën, sekserin mafioz universal!

144
Sigal

Dorian Duçka është personazhi që kryen punët e dyshimta të kryeministrit Edi Rama. 

Emri i tij shfaqet në çdo aferë dhe skandal të kreut të qeverisë me oligarkë dhe emra të përfshirë në botën e krimit të organizuar.

Duçka ishte negociatori i takimit të Luftar Hysës, i akuzuar nga mediat meksikane për lidhje me kartelin e frikshëm të kokainës në Sinaloa, me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.

Dorian Duçka është protagonist kryesor edhe në korrupsionin e Edi Ramës me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

Në dosjen hetimore të FBI ai njihet si ‘Personi B’. Bashkë me ‘Personin A’, Agron Nezën, ata i kanë paguar McGonigal 225 mijë euro për llogari të Edi Ramës.

Por Dorian Duçka shfaqet në shumë momente si njeri i afërt i Edi Ramës dhe jo si një ish-zyrtar i shtetit, i larguar nga funksionet publike vite më parë.

Ai e ka shoqëruar atë në Ukrainë gjatë vizitës që bëri disa vite më parë kur Shqipëria mori kryesimin e OSBE. Fotot e takimit i publikoi ditën e sotme kryetari i PD, Sali Berisha.

Ndërsa në një foto të publikuar më vonë po nga Berisha, Duçka duket në krah të Edi Ramës dhe ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me gjasë në SHBA, gjatë një darke.

Me Dor Duçkën, sekserin mafioz universal!“, shkruan Berisha në postim.