Sa kohë mund të qëndrojë një shqiptar në Zvicër pasi ka humbur punën?

87
Sigal

Pasi keni përfunduar kontratën e punës mund të qëndroni 6 muaj për një kontratë të re.

Kujdes, mosrespektimi i afateve ju penalizon për largim të përhershëm, rrezikohen 600 shqiptarë

Nëse jeni i punësuar në Zvicër, por humbisni punën tuaj, a mund të qëndroni në vend, ndërsa kërkoni punë të re? Përgjigja varet nga disa faktorë.

Të qenit i papunë është një stres i madh për këdo, por mund të jetë edhe më sfidë për shtetasit e huaj. Gjërat e para: siç raportoi kohët e fundit The Local, të huajt që kishin punuar në Zvicër për të paktën 12 muaj në dy vjetët e fundit dhe kanë jetuar në vend me kohë të plotë gjatë asaj periudhe, kanë të drejtë të marrin përfitime papunësie: Por sa kohë mund të qëndroni në vend pasi keni humbur punën?

Kjo varet nga lloji i lejes dhe pasaportës që keni.

Nëse jeni i huaj (i çdo kombësie kryesisht shqiptar) që jetoni në Zvicër me një leje të vlefshme C, ju i nënshtroheni të njëjtave rregulla si shtetasit zviceranë, që janë në kërkim të punësimit, që do të thotë se mund të qëndroni këtu për një kohë të pacaktuar, për aq kohë sa nuk të largohen ndërkohë nga vendi për më shumë se gjashtë muaj. Nëse largoheni për një periudhë të gjatë kohore pa ‘ngrirë’ fillimisht lejen tuaj C (shih më poshtë), do të humbisni të drejtat tuaja të qëndrimit dhe nuk do të mund të qëndroni në vend për një kohë të pacaktuar, ndërsa kërkoni një punë të re.

Më shumë kufizime vlejnë për mbajtësit e tjerë të lejeve.

Nëse keni një leje qëndrimi B dhe jeni shtetas i një shteti të BE/EFTA, mund të qëndroni në Zvicër për të paktën gjashtë muaj për të kërkuar punë të re, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin. Megjithatë, ju do të duhet të aplikoni për një leje si punëkërkues pranë autoriteteve kantonale të emigracionit, ndërsa jeni duke kërkuar për një pozicion të ri.

Po shtetasit jo të BE-së?

Nëse nuk kanë marrë lejen C dhe statusin e qëndrimit të përhershëm, të huajt kryesisht shqiptarët nga jashtë BE/EFTA përballen me rregulla më të rrepta nëse humbasin punën e tyre në Zvicër. Shtetasit e vendeve të treta përballen me më shumë kufizime, sepse lejet e tyre të punës (B ose L) janë të lidhura me punën e tyre, kështu që të qenit të papunë do të nënkuptonte automatikisht humbjen e një leje gjithashtu. Duke qenë se lejet e punës për shtetasit e vendeve të treta i nënshtrohen kritereve të rrepta dhe sistemit të kuotave, gjetja e një punëdhënësi të gatshëm për t’ju punësuar në një njoftim të shkurtër do të ishte shumë e vështirë – përveç nëse keni disa aftësi specifike që kërkohen shumë dhe që nuk mund të gjendet në mesin e fuqisë punëtore zvicerane ose të BE / EFTA. Nëse ky është rasti juaj, alternativa juaj e vetme është të ktheheni në vendin tuaj të origjinës dhe të filloni procesin e kërkimit të punës nga e para. Kjo ka të bëjë edhe me qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar: ndërsa ata që kanë marrë lejet e tyre dhe kanë filluar të punojnë në Zvicër përpara 1 janarit 2021 bien nën të njëjtat rregulla si homologët e tyre të BE-së, çdo punëkërkues pas Brexit nga Britania duhet të ndjekë të njëjtat hapa si vendet e treta. Në bazë të raportit, shtetasit nga Kosova renditen në vendin e pestë për numrin e emigrantëve në Zvicër me 113 380 banorë. Qytetarët e Shqipërisë në Zvicër janë vetëm 1916, derisa Shqipëria është e 70-ta në këtë listë.

 

Kush është Zvicra

Është një shtet pa dalje në det në Evropën Qendrore. Ajo kufizohet në veri me Gjermaninë, në lindje me Austrinë dhe Lihtenshtajnin, në jug me Italinë dhe në perëndim me Francën. Zvicra është e ndarë gjeografikisht midis Alpeve, Pllajës Zvicerane dhe Xhurës, që përfshin një sipërfaqe prej 41 285 km2. Ndërsa Alpet zënë pjesën më të madhe të territorit, popullsia zvicerane prej rreth 8 milionë banorësh është e përqendruar kryesisht në Pllajë, ku ndodhen qytetet më të mëdha. Midis tyre janë dy qendrat globale dhe ekonomike, Zyrihu dhe Gjeneva.

Konfederata Zvicerane është krijuar më 1 gusht 1291, që festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Zvicrës. Vendi ka një histori të gjatë të neutralitetit ndaj luftrave. Zvicra nuk ka qenë në gjendje lufte ndërkombëtarisht që nga viti 1815 dhe nuk iu bashkua Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002. Megjithatë ajo ndjek një politikë të jashtme aktive dhe është e përfshirë shpesh në proceset për vendosjet e paqes nëpër botë. Zvicra është vendlindja e Kryqit të Kuq, dhe në të kanë selitë organizata të shumta ndërkombëtare, përfshirë edhe zyrën e dytë më të madhe të OKB-së. Në nivelin evropian, Zvicra është një anëtar themelues i Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë dhe është pjesë e zonës Shengen, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Europian dhe Zonës Ekonomike Europiane. Zvicra ndodhet në kryqëzimin e Europës gjermanike dhe romane dhe përbëhet nga katër rajone kryesore gjuhësore dhe kulturore: gjermane, franceze, italiane dhe romanshe. Prandaj zviceranët, edhe pse mbizotërojnë gjermanisht-folësit, nuk formojnë një komb në kuptimin e një etnie të përbashkët apo gjuhës. Ndjenja e fortë e Zvicrës e identitetit dhe komunitetit është krijuar mbi një sfond të përbashkët historik, vlera të përbashkëta të tilla si, federalizmi dhe demokracia e drejtpërdrejtë dhe simbolizmi alpin. Zvicra renditet lart në disa parametra të performancës kombëtare, duke përfshirë transparencën e qeverisë, liritë civile, konkurrencën ekonomike dhe zhvillimin njerëzor. Ajo ka pasurinë nominale për të rritur më të lartë në botë (pronësinë financiare dhe jo-financiare) sipas Crédit Suisse dhe është e teta për PBB për frymë në listën e FMN-së. Qytetarët zviceranë kanë jetëgjatësinë e dytë më të lartë në botë. Zyrihu dhe Gjeneva renditen ndër qytetet me cilësi më të lartë të jetës në botë.

Som

Konfederata Zvicerane është krijuar më 1 gusht 1291, që festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Zvicrës. Vendi ka një histori të gjatë të neutralitetit ndaj luftrave. Zvicra nuk ka qenë në gjendje lufte ndërkombëtarisht që nga viti 1815 dhe nuk iu bashkua Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002.