Hapen aplikimet për bursa jashtë shtetit për studentët e UT

973
Sigal

Në kuadër të programit Erasmus + fillojnë aplikimet për universitetin e Mariborit, në Sloveni, në Bolonja të Italisë, Zadarit në Kroaci dhe për Master në Mbretërinë e Bashkuar. Ja, llojet e monolitetit, fusha e studimit, kohëzgjatja e bursave dhe afati i aplikimit.

 

Bursa në Universitetin e Mariborit, në Slloveni

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (4 muaj);

– Master ( 4 muaj);

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Afati i aplikimit: 17 Tetor 2019

Bursa në Universitetin e Bolonjës, Itali

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bolonjës, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (6 muaj);
– Master (6 muaj);

Fushat e studimit:

-Histori dhe Arkeologji;
-Filozofi dhe Etikë;
-Gjuhë e Huaj;
-Ekonomiks;
-Shkenca Politike;
-Psikologji;
-Sociologji;
-Gazetari;
-Kontabilitet;
-Financë-Bankë;
-Marketing;
-Administrim Biznes;
-Punë Sociale;
-Drejtësi;
-Biologji;
-Biokimi;
-Kimi;
-Fizikë;
-Matematikë;
-Statistikë;

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);
– Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);
– Letër motivimi (gjuhën Angleze/Italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit) – Dokumenti Learning Agreement*

Dokumentet e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);
– Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit) – Dokumenti Learning Agreement*

Afati për aplikim: 21 Tetor 2019

Bursa në Universitetin e Zadarit, Kroaci

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Zadarit, në Kroaci për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

– PhD;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (3 muaj);

– Master (3 muaj);

– PhD (3 muaj);

Fushat e studimit:

-Gjuhë e huaj;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Afati i aplikimit: 21 Tetor 2019

Bursa Masteri në Mbretërinë e Bashkuar

 

Bursat Chevening u mundësojnë studentëve të shkëlqyer që të ndjekin Masterin një-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar. Ky program është në kërkim të njerëzve, të cilët kanë pasion, ide dhe aftësinë për të gjetur zgjidhje dhe që mund të udhëheqin për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Kriteret:

Bursa

Për shkak se këto bursa janë plotësisht të financuara (fluturime, akomodimi, dhe tarifat e programit janë të gjitha të përfshira), ju mund të përqendroheni në arritjen e qëllimeve tuaja profesionale dhe maksimizimin e kësaj përvoje. Do të jetoni dhe studioni në Mbretërinë e Bashkuar për një vit, kohë gjatë së cilës do të zhvilloheni profesionalisht dhe akademikisht, do të krijoni një rrjet të gjerë, do të njiheni me kulturën e Mbretërisë së Bashkuar dhe do të ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme me Mbretërinë e Bashkuar. Pas përfundimit të studimeve tuaja, ju do të lini Mbretërinë e Bashkuar të pajisur me njohuritë dhe rrjetet e nevojshme për të sjellë idetë tuaja në jetë.

Si të aplikoni?

Lexoni udhëzimin e aplikimit dhe pastaj aplikoni përmes faqes së vendit ku jetoni.

Afati i aplikimit: 5 nëntor 2019