Gruaja e kishte burrin në Itali, i dashuri që mbeti viktimë kishte marrë vesh se në banes ndodheshin burra të tjerë

766
Sigal

Personi që mbeti viktimë në Kavaje hyri me armë në banesën e të dashurës, pasi kishte marrë vesh se aty ndodheshin persona të tjerë.

Në banesën e gruas me iniciale M.Q ishin polici i burgjeve që mbeti i plagosur dhe dy persona të tjerë.

Shtetasja M.Q ndërkohë ishte e martuar dhe burrin e kishte në Itali.

Viktima Dritan Haxholli kishte lidhje dashurie me gruan dhe kishte marrë vesh se në shtëpinë e saj ndodheshin persona të tjerë. Rrëmben kallashin dhe hyn në banesë.

Gjatë përplasjes fizike ka qëlluar policin e burgjeve, Bledar Tocin, ndërkohë që ky i fundit i përgjigjet me pistoletën e shërbimit duke e goditur në qafë dhe lënë të vdekur.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e efektivit Toci dhe të vëllait gjetën tetë doza hashashi.