Hajro Çini: Fjala Sovranitet do të thotë pushtet suprem

393
Sigal

Në “demokraci” sovraniteti supozohet ta ushtrojë populli që, me votën e tij të lirë, zgjedh përfaqësuesit e tij më të mirë politikë, ose direkt. Politika përbëhet nga një gamë e gjerë njerëzish të të gjitha ngjyrave apo karaktereve. Mund të gjesh idealistë apo materialistë, të ndershëm apo maskarenj, inteligjentë apo idiotë, të sinqertë apo sharlatanë. Këta organizohen në grupime mbi bazë të ideollogjisë të specifikuar, por nga njëherë edhe rrumpallë. Për çështje madhore populli nuk duhet t’ia lëjë direkt në dorë politikës, por duhet ta ushtrojë vetë sovranitetin. Kjo për arsyet e vetë përbërjes së politikës, por edhe më gjerë. Shqipëria e ka humbur Sovranitetin më 2015, si rezultat i ndërhyrjes brutale të ambasadorit amerikan Don Lu, që detyroi politikën t’ia japë ndërkombëtarëve (dhe Krimit të Organizuar) kontrollin mbi sistemin e drejtësisë. Ndërkombëtarët kanë treguar se janë shumë më të korruptuar dhe shumë më të këqinj se sa edhe vetë Mafia. Nuk ka më keq se ku të shkojë korrupsioni dhe imoraliteti i tyre.

Populli shqiptar nuk u shqetësua fare për atë që po ndodhte dhe ia la në dorë politikës.

Por politikën e shantazhon USA, që ka kohë që ka hequr dorë nga parimet e respektimit të të drejtave të popujve për vetëvendosje. Më keq akoma, jo vetëm që nuk i respekton, por i dhunon paturpësisht dhe në mënyrën më të ndyrë kriminale. Politikanët e ndershëm dhe patriotë ndeshen direkt më dhunën dhe shantazhin amerikan, ndërsa të paskrupujt fitojnë, pa asnjë rezervë atë mbështetje. Shoh sot se kritikohet Basha, edhe pse ai ka, më shumë se 8 vjet, që nuk është në pushtet dhe se në Shqipëri nuk lejohen, nga USA, të bëhen zgjedhje të lira, por ata përcaktohen nga ambasada Amerikane në bashkëpunim me Krimin e Organizuar. Shqipërinë po e shkatërron çdo ditë e më keq Krimi i Organizuar, dhe Guvernatorja e emëruar nga USA Yuri Kim, kërcënon dhe shantazhon cilindo që shqetësohet apo denoncon kurrupsionin totalisht jashtë kontrolli të bandës në pushtet. E kam dashur dhe respektuar jashtzakonisht  shumë USA. Para 1990 e mendoja se ishte parajsë e krijuar nga vetë Zoti, por pas 1997, fillova të mendoj dhe hulumtoj.  USA që nga 1945 ka luajtur me sovranitetin e shteteve të ndryshme. Para se të shuhej BRSS e kryente në mënyrë shumë të maskuar dhe sofistikuar, por pas 2001 e bën haptazi, direkt ushtarakisht. Shëmbuj keni plot, që nga Shqipëria e vitit 1944, kur financuan dhe armatosën grupin më kriminal të kombit dhe i dhanë pushtetin, duke ja hequr padrejtësisht të djathtës shqiptare, në Greqinë e vitit 1945, kur ja hoqën të majtës dhe ja dhanë të djathtës. Italia e pas luftës ku CIA ja mohoi fitoren e të majtës, apo Pinoçetit në Kili e kudo. Kur ka ndërhyrë në favor të së djathtës i ka dhënë frymëmarrje atyre vëndeve, kur ka hyrë në krah të së majtës i ka shkatërruar. Në vendet ku kishte naftë, si Irak, Libi Siri etj, CIA organizoi Grushte të njëpasnjëshme Shteti duke dhunuar sovranitetin e tyre dhe duke mbështetur Diktatorë, si Hysniu në Siri (paraardhësi i Al-Asadit), Saddam Hysenin në Irak, Kadafin në Libi etj. Natyrisht sapo nuk i duhen më, i vret, që të mos dëshmojnë më pas. Pas rënies së komunizmit dhe ardhjes në pushtet të Bush Jr. dhe dy administratat pas tij USA e hoqi maskën dhe ndërhyri ushtarakisht në 8 vende. Preteksti është lufta kundër terrorizmit(!!) (aleatët e më hershëm të USA), por arsyeja e vërtetë është kontrolli i pasurive të këtyre vëndeve apo kontrolli gjeopolitik mbi të gjithë botën.

Duke e ditur se po shkelnin ligjin ndërkombëtar, dhe për të parandaluar vendet e ndryshme që të mos hapnin proçese penale në Hagë, kundër këtyre ndërhyrjeve, John Bolton ka detyruar 97 shtete të firmosin që nenin 98 të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve t‘u japë imunitet të gjithë shkelësve amerikanë të ligjeve ndërkombëtare. Shqipëria e ka firmosur më 2003. Populli i Afganistanit refuzoi që Sovranitetin e tij t’ia japë USA apo bandës së korruptuar kukull që USA mbajti për 20 vjet në pushtet, dhe e çliroi vendin e tij.  Të gjitha përrallat kundër Talibanëve që propagandon perëndimi, kanë të vetmin qëllim të mbulojnë të vërtetën. Ëikileaks i ka të gjitha të dokumentuara, prandaj Assange kërkohet të dënohet me 1975 vjet burg, që ti mbyllet goja dhe që askush tjetër të mos guxojë më.  Talibanët mund të jenë kriminelë, mund të jetë të egër, mund të jenë pikërisht ashtu siç i paraqet propaganda perëndimore. Unë nuk e di se si është e vërteta e tyre, por di që alternativa e Talibanëve është edhe më e keqe, prandaj edhe mbështetet nga USA.

Edhe Shqipëria është në këtë tmerr. Dhe kjo jo për faj të Bashës, por sepse ne si shqiptarë kemi hequr dorë, me vullnet të lirë, apo me indiferencë dhe se presim gjithçka nga Basha.

Shikoni qëndrestarët e teatrit. Të gjithë meritojnë respekt dhe admirim. Po përmënd më aktiven e tyre, shqiponjën e shqiptarisë Adriana Kalaja. Shikojeni luftën e saj të paepur dhe të pakompromis që i bën Krimit të Organizuar apo zëdhënësve të tij si Soreca apo Yuri Kim.

Imagjinojeni në se do të bëheshin 20,000 shqiptarë (apo edhe më shumë) të vepronin kështu. Shqipëria do të bëhëj shprejt vend i lirë. Kosova na ka dhënë një shëmbull domethënës. USA në bashkëpunim me Krimin e Organizuar dhe kurrupsionin rrëzoi një qeveri legjitime, por populli e ktheu atë qeveri eksponencialisht më të fortë në pushtet, dhe Krimi i Organizuar është i arrestuar sot në Hagë, ndërsa korrupsioni po i është kthyer rrugës “akademike”.  Dikur akuzoja Sorosin, që është një përbindësh makabër, por kur Yuri Kim, që si bosët e saj në Departamentin Amerikan të Shpifjes, flasin në emër të qeverisë Amerikane dhe askush nga qeveria nuk i përgënjeshtron, atëherë, Soros dhe USA janë e njëjta gjë,