Gëzim Llojdia: “Një shëtitje në rrënojat e dashurisë të Antigones” Qyteti që ndërtoi Pirro

74
Sigal

1.Në kujtimet e mia,Antigonea është një pasuri e pafundme.Dhe një thesar i fshehur,që kurrë nuk mund të harrohet.Është vendi ku historia dhe natyra ndërthuren në një harmonizim të paharrueshëm.Ajo ditë, që kisha mundësinë të vizitoja Antigonenë.Kur më ftoi miku im, Engjëll Serjanin, drejtorin e asaj periudhe.Ishte një udhëtim,që kalonte përtej thjeshtë, historisë antike. Ishim dy gazetarë,të dy drejtor të mbushur me kureshtje për të zbuluar dhe ndarë me botën pasuritë e qyteteve të lashtë.Kisha punuar në Amantia dhe Orikum, dhe Engjëlli në Antigone.Dhe të dhënë pas pasionit, për të shpalosur pasuritë arkeologjike të këtij vendi.Për ne ishte një periudhë e artë dhe e bukur kur mund të shihje se historia,po kthehej në jetë,përmes çdo kërkimi arkeologjik dhe manifestimit të vlerave të tyre.Ishte ajo periudhë kur natyra dhe trashëgimia,përshkonin çdo hapësirë.Dhe duke e bërë çdo moment të përjetuar në atë vend.Një pasuri,që mbetej në shpirt.Por ajo, që më ka mbetur më fort në kujtimet e mia,është mikpritja.Në një lokal të thjeshtë, aty në fshatin Saraqinisht.Pritëm me qetësi sa të vinte ora.Morëm kafe dhe raki,dhe më pas,kur ishim te banaku .Një shenjë mirësie dhe respekti,që të çonte drejt një lidhje të pazakontë me atë vend dhe njerëzit e tij.

-“E ka paguar kryetari,” na thanë, dhe më pas, emri i tij, rezonoi në ajër.Si një kujtim i thjeshtë i mikpritjes dhe nderit të njerëzve të këtij fshati të lashtë.Për mua,ky ishte një moment, që nuk mund të harrohej.Pavarësisht se ishim dy mysafirë të panjohur,një akt kaq i papritur dhe i sinqertë tregonte gjithçka për ata njerëz,për mikpritjen që ndjehej.Pa pyetur për kush ishe, apo nga vinte. Ishte një mikpritje,që fliste për shpirtin e pastër dhe të hapur të atij fshati,ku një kafe dhe një gotë raki mund të krijonin një lidhje të fortë mes të huajve dhe atyre, që e quajnë atë vend-shtëpi.

Pak histori.

Sipas historianit grek të lashtësisë, Plutarkut, Antigonea qe qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Kur ishte 17 vjeç, mbreti Pirro u rrëzua nga froni pas një kryengritjeje kundër tij. Pas kësaj ai shkoi në shërbim të mbretit Demetër të Maqedonisë e më vonë në oborrin e mbretit Ptoleme të Egjiptit. Atje tërhoqi vëmendjen e mbretëreshës së Egjiptit, Berenices, që e përzgjodhi midis princërve të tjerë për t’u martuar me Antigonenë, njërën prej vajzave të çiftit mbretëror të Egjiptit. Duke pasur mbështetjen e gruas së tij, Antigonesë ai mblodhi të holla dhe ushtri dhe u kthye në Epir duke rrimarë fronin mbretëror. Mirënjohja ndaj vjehrrës Berenice dhe gruas së tij Antigone e nxitën Pirron të themelojë dy qytete me emrin e tyre: Berenika dhe Antigonea. I pari gjendej në Thesproti, ndërsa Antigonea në Antitani. Antigonea u themelua në vitin 295 p.e.s.

Ishte një qytet jetëshkurtër që jetoi veç rreth 150 vjet. Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit. Si mirënjohje për vjehrrën dhe gruan e tij të parë, Pirro vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin Antigonea.

2….Antigonea,një qytet i humbur,që vazhdon të mbetet në kujtimet e atyre, që e vizitojnë.Por nuk është vetëm një vend me rrënoja dhe monumente të lashta Ajo është një qytet,që jeton në shpirtin e çdo njeriu ,që ka pasur mundësinë ta vizitojë.Që e ka ndjerë ndihmën e tij, dhe që ka përjetuar shtrirjen e historisë së tij, përmes mikpritjes dhe ngrohtësisë,që gjen atje.Mikpritja e asaj kohe,ndoshta e thjeshtë dhe e paqes,por e thellë dhe e sinqertë,mbetet gjithmonë një kujtim i dashur,që nuk mund të fshihet.Në çdo hap që hedh aty,ndjehet fryma e asaj mikpritjeje të papërsëritshme. Një ndjenjë, që edhe pas kaq shumë vitesh,vazhdon të freskohet dhe të mbetet e gjallë në shpirtin tim.Dhe kështu, Antigonea, me gjithçka që përfaqëson,natyra,historia, dhe më e rëndësishmja,njerëzit mbetet një pjesë e thellë e kujtimeve e ndaluar përjetësisht në kohë.

 

3….Një ballkon i historisë.Dhe një dëshmi e shuarjes së kohëve të kaluara,qëndron përballë Gjirokastrës. Qyteti i lashtë i Antigonesë, një nga vendbanimet e periudhës antike,vazhdon të jetë një thesari i ruajtur nga historia.Me të gjitha rrënojat e tij,ai mbetet një vend ku koha, nuk ka kaluar.Por ai ka mbijetuar për shumë shekuj. Duke ruajtur shenja të një të kaluare të lavdishme dhe të dhimbshme.Në një vend,që ngjan me një shman,që pret të dëgjojë histori.Antigonea është si një thesar i fshehur në male dhe i fshehur pas mjegullave të shekujve.

Por , ditët e sotme sjellin një kontrast të bukur ,mes natyrës së egër dhe historisë së lashtë. Qyteti, i ndodhur rreth 7 kilometra më lart nga Gjirokastra.Dhe ku në fshatin Saraqinisht, ofron një pamje që të lë pa frymë.Luginën e Drinos mund ta shohësh si një pasqyrë të të kaluarës.Ku gërmadhat e Antigonesë,qëndrojnë ngjitur me peizazhin mahnitës të malit dhe fushave të shtrira.Kjo panoramë e jashtëzakonshme flet për një lidhje të thellë midis natyrës dhe historisë.Aty ku secili gur,secila rrugë,secili mozaik i mbetur, tregon tregime të një qyteti,që ka qenë një qendër e fuqishme e zhvillimit dhe kulturës.Në këtë vend, historia nuk është vetëm një kujtim.Por është një pjesë aktive e çdo hapësire,e çdo skaji të këtij peizazhi.Pavarësisht se koha e ka lënë pas.Kjo trashëgimi e lashtë, e gëlltitur nga shekujt,mbetet e dukshme,e gjallë dhe ende e mbushur me emocion dhe mister.Antigonea është një udhëtim në kohë.Antigone një vend ku e kaluara të thërret.Të fton të shikosh më thellë dhe të kujtosh se historia nuk është asgjë pa natyrën, që e përjetëson atë.Dhe ashtu si çdo qytet i lashtë, që ka mbijetuar.Kjo luginë dhe ky qytet i humbur,na fton të mendojmë për trashëgiminë, që lëmë pas dhe për kujtimet,që mbijetojnë edhe kur shekujt kalojnë.


4…Një qytet i ndërtuar nga Pirro,Mbret i Epirit.Qyteti i Antigoneas është i lidhur ngushtë me figurën e Pirros,mbretit të Epirit, i njohur për luftërat dhe zgjerimin e ndikimit të tij në rajon.Ai u ndërtua në fund të shekullit të 3-të dhe fillimin e shekullit të 2-të para erës sonë dhe u kthye në një qytet-shtet të fuqishëm,që luajti një rol të rëndësishëm në historinë antike.Qyteti është ndërtuar në një kurriz të gjatë e të sheshtë të kodrës së Jermës,reth 700 metra mbi nivelin e detit.Por duke duke ofruar një pikëpamje të jashtëzakonshme mbi luginën dhe fushat përreth.Pamja përfshin edhe qytetin e Gjirokastrës, i cili mund të shihet qartë përballë qytetit të lashtë.Fokusi i qytetit është i orientuar nga Lugina e Drinos një rajon me një rëndësi të madhe historike dhe natyrore.Kjo lidhje e ngushtë me natyrën dhe peizazhin ka ndihmuar,që qyteti të mbijetojë për aq kohë.Ndërkohë,që ruan ende rrënojat e tij të shtruara si dëshmi të kaluara.Rrënojat e Antigoneas mbajnë një kujtim të fortë të zhvillimit të tij si një qytet-shtet.Sipërfaqja e përgjithshme e qytetit, brenda dhe jashtë mureve të tij, është rreth 60 hektarë,duke e bërë atë një nga vendbanimet më të mëdha të kohës.Edhe pse pjesa më e madhe e strukturave janë rrënuar, mund të shihen ende mbetje të murëve të fortifikuara,ndërtesave publike, dhe shtëpive, që ndihmojnë në rikonstruktimin e një ideje të jetës,që mund të ketë qenë këtu gjatë periudhës së lulëzimit të tij.Sot, Antigonea është një destinacion i njohur për arkeologët dhe turistët,që kërkojnë të zbulojnë historinë e pasur edhe të kuptojnë më mirë rolin, që ka luajtur ky qytet në zhvillimin e rajonit. Rrënojat janë një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e fuqisë së këtij qyteti që, megjithëse ka kaluar shumë shekuj, vazhdon të ruajë një shpirt të fortë dhe një lidhje të ngushtë me të kaluarën.

5.Antigonea, qyteti që mbart emrin e Mbretereshës Antigona,është një thesar i lashtë,një vend ku historia dhe natyra bashkohen për të krijuar një eksperiencë unike.Ky qytet, i ndërtuar nga Mbretit Pirro,ofron jo vetëm një pasuri të jashtëzakonshme historike,por edhe mundësi për një ditë të paharrueshme relaksimi dhe argëtimi.

“Një shetitje në rrënojat e dashurisë”.

…Pasi të kalosh përmes rrugëve të qytetit të lashtë,do të ndiesh se çdo hap që hedh është një udhëtim në kohë.Nëpër hapësirat e Antigoneas, mund të shëtisësh ndërmjet rrënojave, që flasin për lavdinë e një qyteti,që dikur ka qenë një nga vendet më të rëndësishme të Epirit.Emri i Antigona, mbretëreshës së dashur të Pirros,është një kujtim i një kohe të shkuar,dhe mund të imagjinosh më së miri jetën, që ka ekzistuar këtu gjatë shekujve.Në një ditë të bukur pranvere,Antigonea shtrihet në një qylim të gjelbër ku mund të shijosh një shumëllojshmëri aktivitetesh në ditët e festave të monumenteve.Lëndinat e mbushura me lule ofrojnë hapësirë për lojëra sportive,ku mund të luash, apo të bësh një shëtitje me kuaj ose bicikleta, duke shijuar ajrin e pastër dhe peizazhin mahnitës.Në këtë qytet të lashtë,uji është gjithashtu një dhuratë natyrore Burimet e ujit kristal të Antigoneas ofrojnë ujë të pastër dhe të freskët,që mund të pijs,h për të rifituar energjitë dhe për të shijuar natyrën në mënyrë të plotë.

…Pastaj vjen lamtumira.Pra ke kaluar një ditë të bukur, është koha për të lënë pas korijet e gjelbëruara dhe për të hedhur një vështrim të fundit në qytetin e Pirros.Dhe para se të largohesh,mund të ndiheni të relaksuar dhe të gëzuar, për këtë udhëtim në historinë e lashtë,që ju ka mundësuar të shijoni jo vetëm bukurinë e Antigoneas.

6.Pak histori nga kohët e fundit të qytetit.Në vitin 198 para Krishtit, ushtria romake mposhti ushtrinë e Filipit të V-të,mbretit të Maqedonisë, afër qytetit të Antigonesë.Ky ishte një moment që shënoi jo vetëm një humbje të rëndë për Maqedoninë,por gjithashtu një hap të rëndësishëm për dominimin e Romës në këtë pjesë të botës.Ndërkohë, më vonë, në vitin 167 para Krishtit, Antigonea dhe 70 qytete të tjera të Epirit u shkatërruan në një akt hakmarrjeje të pamëshirshme nga ushtria romake, nën udhëheqjen e konsullit Amilius Paullus.Ky shkatërrim nuk ishte vetëm një operacion ushtarak.Por një mesazh i qartë:asnjë shenjë e aleancave kundër Romës nuk do të mbijetonte.Sipas gjeografit të njohur Strabo,ky ishte një moment kthese në historinë e Epirit, ku qyteti, dikur një qendër e fuqishme dhe krenare, ra në harresë. Qyteti që kishte qenë një simbol i lavdisë dhe i kultivimit të lashtë, nuk ishte më asgjë më shumë se rrënoja, një dëshmi e pushtetit të pakufishëm romak dhe i urrejtjes që kishte shpërthyer për shkak të aleancave të fiseve epirote me Maqedoninë.Ky veprim shkatërrues, i frymëzuar nga hakmarrja për Luftën e Pirros pasqyronte një Romë që nuk njihej për mëshirën dhe që, përmes asaj që mund të quhej një “vullnet i hekurit”, mund të shkatërronte gjithçka për të mbrojtur dinjitetin dhe forcën e saj.Kjo periudhë ka lënë pas një boshllëk,që vështirë mund të mbushej. Mbetjet e qytetit,megjithëse të copëtuara dhe të shkatërruara.Por ato vazhduan të flasin për një kohë kur ky vend ishte qendra e lumturisë dhe e zhvillimit të Epirit.Po kështu, gjetjet arkeologjike, të cilat kanë arritur deri në ditët tona, si mozaiku në dyshemenë e një kishe të lashtë, na japin një pamje të qartë të jetës që dikur kishte lulëzuar në këtë qytet.Mozaiku dhe emblemën, që ruajnë shenjat e kulturës dhe besimit të periudhës paleo-kristiane, tregojnë se edhe pas shkatërrimit të tij,qyteti kishte ruajtur një lidhje të veçantë me historinë e saj dhe trashëgiminë e besimeve të lashta.

7….Pas shkatërrimit të Antigonesë nga ushtria romake, qyteti kishte mbetur në hije për shekuj me radhë,duke pritur t’i kthehej kujtimi.Por një tjetër shkatërrim,këtë herë nga sulmet sllave në shekullin e 6-të të erës sonë, e shkatërroi atë edhe përfundimisht.

Ky sulm përmbysi gjithçka, duke e lënë qytetin një përrallë të humbur në kohë.

…Në një sens,Antigonea ishte më shumë se një qytet.Ishte një simbol i dashurisë dhe sakrificës.Pirro,mbreti i Epirit, e kishte themeluar këtë qytet në nder të gruas së tij.Dhe ky ishte një gjest i paprecedentë,që tregonte jo vetëm fuqinë e tij si udhëheqës, por edhe thellësinë e ndjenjave të tij personale.Ky qytet kishte qenë një shenjë e dashurisë dhe e lidhjes mes njerëzve.Por gjithashtu një dëshmi e pasionit dhe luftës që karakterizon, çdo periudhë të historisë së vjetër.

…Në fund, historia e Antigonesë mbetet një kujtim i dyfishtë.Një histori e lavdisë dhe e shkatërrimit.Një histori,që flet për lavdinë e një qyteti,që u ngrit dhe ra nën peshën e ngjarjeve të mëdha.Por gjithashtu,një dëshmi e pafund e ndikimit të fuqive,që e formuan dhe shkatërruan atë.

Pas shkatërrimit të tij, qyteti i lashtë i Antigonesë mbetet vetëm një e shkuar,që u mbyll brenda një nate.Një e shkuar,që tani jeton vetëm në kujtimet e atyre,që e njohën dhe në rrënojat e mbetura, pas një historie të lavdishme dhe tragjike njëkohësisht.

8….Në rrënojat e Antigonesë,ku përshkrojnë heshtja dhe pluhuri i shekujve,mbetet një histori,që thërret për t’u kujtuar.Qyteti që dikur lulëzonte si një dritë e fortë,një nderim për dashurinë dhe lavdinë.Por tani është vetëm një kujtim i humbur në “kalendarët e kohës”.Pas shkatërrimit të tij të pamëshirshëm.Pas sulmeve, që e shuan. Ajo çka mbetet është një ndjenjë e thellë nostalgjie,për një botë që s’do të kthehet më.

…Antigonea, me rrugët e saj të lashta, me kishat e saj dhe mozaikët që flisnin për besimin dhe krenarinë, tashmë është vetëm një fragment i së kaluarës.Por, në këtë heshtje të dendur. Gjejnë vend kujtimet e një kohe të shkuar.Një qytet,që u dogj për shkak të luftërave dhe tradhtive,por që ende jeton në shpirtin e atyre që e kujtojnë dhe e ndjejnë si pjesë të historisë së tyre.

..Dhe, ashtu si shumë qytete të tjera të lashta,Antigonea mbetet një simbol i lavdisë,humbjes dhe rinisë ,që u shpërngul me kohën.

…Unë iki duke lënë këtë hapësirë, që ka qenë dikur një qendër e zhvillimit dhe krenarisë, historia vazhdon të rrjedhë. E heshtur, por e gjallë në çdo gërmadhë. E kaluara, nuk do të harrohet,thonë historianët dhe librat e mocëm.Ashtu si qyteti i dashurisë,që u ngrit nga dashuria dhe ra nga urrejtja,dhe kështu përjetësisht do të mbetet një kujtim.