U qëllua me plumb në kokë, ish-polici shqiptar vdes pas 3 ditësh agonie në spitalin e Padovas

Ka ndërruar jetë sot në spitalin e Padovas, Ish-polici i burgjeve. Fatos Cenaj i cili u gjet i pajetë në rrugë të dielën, më 8 qershor, me një plagë plumbi në vesh.

59 vjeçari u nda nga jeta pas tre ditësh agonie dhe vuajtje.

Sigal

Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, më 8 qershor, në rrugën Casoni Basse. Viktima ndodhej në një tricikël duke shkuar në punë, kur, vetëm disa kilometra larg shtëpisë, u qëllua me dy plumba pas koke.

Prokurori që ka në dorë dosjen e hetimeve do të kërkojë edhe një ekspertizë balistike për të kuptuar trajektoren e plumbit, nga çfarë distance është qëlluar dhe me çfarë arme.

Aktualisht nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë hetuesit. Detaji i vetëm është se vrasja ka ndodhur në një zonë bujqësore të Fontanivës, ku të dielën në mëngjes një kalimtar, pa një person të shtrirë në kanal pranë triçiklit të tij dhe mendoi se Cenajt i kishte rënë të fikët ose kishte patur një aksident rrugor.

Të gjitha skenarët mbeten të hapura: Nga një e shtënë aksidentale nga ndonjë gjuetar, deri te një atentat i qëllimshëm, shkruajnë mediat italiane.