1…Thellë në jug, atje ku i pikturon kodrat me nuanca të arta,dhe lumi Shushicë, burim e rëndësishme luginës, ndodhet Kota. Është ende një qytezë në luginën e lumit. Por sot e rrudhur nga largimet masive, që u shkulën drejt metropoleve , pas viteve ’90, duke lënë pas një melankoli thellë. Qyteza rurale fshihet pas një kodre dhe kthesës, përpara Qafës së Dushkut.

Pikërisht në këtë qëndër gjysmëfshat dhe gjysmë qytet, ku heshtja flet më shumë se fjalët, u internua familja e Sali Lushës . Me gjakun e tij, ata gjurmuan hapat e fatit në këtë cep të harruar, duke rritur aty djalin e tyre, Stresin, emri i vërtetë është Arkimend Lushaj. Ishte në këtë vend të shënjuar nga historia dhe vetmia. Aty ku Stresi u rrit, duke përthithur çdo ndjenjë të internimit. Dhe sot, kur zëri i tij arrin mijëra zemra si një këngëtar ai mbart padyshim jehonën e tyre, një ndjenjë e nostalgjisë për rrënjët e tij nga veriu dhe një histori , që flet për sakrificë dhe shpresë diku në jug në mesvitet 80, që ishte fshati internimit të tyre. Stresi, ai këngëtar i dëgjuar u rrit në internim.
2.Hijet e mbijetesës po ashtu ishte koha e internimit. Kujtimi i parë i Stresit , i gdhendur thellë në shpirt, ishte dora e nënës së tij, që mbante fort, ndërsa shkonin te operativi . E ëma e mbante në dorë kur shkonin e paraqitshin prezencën te operativi. Dy herë në ditë me djalin në dorë bashkëshortët Lushaj shkonin te porta e fermës për prezencën ditore. Ky ritual ishte i përditshëm në të gjitha stinët, që mbulonte fshatin, si shiu i ftohtë që fshikullon fytyrat, si era e fortë, dielli përvëlues, apo zhegu veror . Ishte kjo rrugë ditore dhe i njëjti ankth. Por dhe një mllef i mbledhur . Dhe një kundërshtim i heshtur, që peshonte mbi shpatullat e tyre. Një ditë, drama mori një kthesë të re. Saliun e provokuan. Një skenar i shkruar për ta arrestuar. Dhe ashtu ndodhi e morën, duke pasur një zbrazëti edhe më të madhe. Në këtë qytezë të humbur në kohë, Stresi dhe e ëma vazhduan të jetonin, duke jetuar çdo ditë me frymën e kufizimit, deri në ditët e para të demokracisë. Kur era e ndryshimit nisi të frynte lehtë, duke sjellë me vete premtimin e lirisë, të gjithë të internuarit u larguan përfundimisht nga ky vend, ku kishin lënë një pjesë të shpirtit të tyre.

Familja e Stresit banonte në lagjen e lartme , një zonë e quajtur ndryshe:”lagjja pa emër” si për të theksuar anonimititetin dhe zhvlerësimin e atyre që jetonin aty. Kjo qytezë, gjatë viteve ’80-’90, ishte bërë strehë për shumë familje të tjera të internuara, të cilat vinin nga viset veriore duke bashkuar fatet e tyre në një histori të përbashkët ku kishte dhimbje dhe fare pak ose aspak shpresë.
3.Një burg në qiell të hapur. Kjo ishte një qytezë. Pse ishte zgjedhur pikërisht Kota, si vend internimi? Kjo qytezë e humbur, e ngjizur mes malesh, u kthye në një lloj burgu me mure të padukshme. Aty, të internuarit punonin në sektorët e ndërmarrjes bujqësore, duke duruar punë të rënda, që sfiduan trupin dhe shpirtin në çdo stinë. Por s’ishin vetëm brazdat e arës apo pesha e tokës ato, që i rëndonin. Dhe dy herë në ditë, një rit i padurueshëm. Ata detyroheshin të paraqiteshin fizikisht te operativi i zonës, një akt që përfaqësonte poshtërimin e vazhdueshëm dhe humbjen e dinjitetit. Megjithatë, kufizimet e tjera ishin edhe më të rrepta, një zinxhir i padukshëm që i mbante të lidhur. Nuk u lejohej të largoheshin, qoftë edhe kur sëmundja i kishte rrëzuar, pa lejen e operativit, duke i lënë në mëshirë të fatit. Këto nuk ishin kufizime të thjeshta administrative ishin pranga që shtrëngonin lirinë dhe shpresën. Ironia më e madhe dhe burimi i një dhimbjeje të pashërueshme, ishte fakti se shumica i të internuarve nuk kishin kryer asnjë krim apo faj. Ata nuk kishin thyer ligje, nuk kishin bërë asgjë, që të meritonte një dënim kaq brutal. Krimi i vetëm i tyre? Të ishin pjesë e një familjeje të kishin lidhje gjaku me dikë, që ishte arratisur përtej kufijve. Një “faj” i trashëguar, një njollë imagjinare që regjimi e përdorte për të shkatërruar jetë dhe për të mbjellë frikë. Ata vuanin padrejtësisht, dënoheshin thjesht për shkak të lidhjeve familjare, një viktimizim absurd, që la plagë të thella në kujtesën kolektive.
4.Një mozaik fatesh të internuara në një qytezë në jug. Kota nuk ishte vetëm historia e familjes Lusha. Por atje ishte një mozaik i dhimbshëm fatesh të ndërprera. Aty, krah për krah me ta, jetonin edhe familje si Buçpapaj, emra që mbartnin me vete peshën e një dënimi të pamerituar. Midis tyre, spikaste drama e familjes Halucaj, historia e të cilëve ishte gdhendur se djali i tyre, i dënuar fillimisht me vdekje për një atentat të pretenduar kundër Ramiz Alisë. Ishte një akt që, për fat të mirë, u kthye në vite të gjata e të rënda burgimi. Këto ishin vetëm disa prej familjeve në atë vend internimi. Kishte plot të tjerë, secili me historinë e vet të hidhur. Por të gjithë të bashkuar nga e njëjta fatkeqësi. Poezia e dhimbjes dhe esetë e realitetit.
5.Për të kuptuar thellësinë e brutalitetin e asaj kohe, mund të kthehemi te poezia. Nëse do të këndonim shqip poetin rus Esenin, do të kuptonim më mirë logjikën absurde të policisë së regjimit. Esenini, në vargjet e tij, fliste për ndëshkime, që kulmonin në rajonin e policisë thjesht për “një gotë raki”, një shembull i thjeshtë, por që tregonte shtypjen e individit.
…Por fati i të internuarve ishte dhjetëfish më i rëndë, një tragjedi që shkonte përtej çdo rasti ordiner apo incidenti të “një gote rakie” që kthente poeti. Ata ishin të dënuar pa faj, të shkëputur nga jeta e tyre, të detyruar të jetonin në një izolim të vazhdueshëm, duke u ndëshkuar për shkak të lidhjeve familjare, e jo për veprime personale. Kjo ishte një tjetër formë e dhunës , shkatërrimi i jetëve bazuar në “krimet” e të tjerëve, duke lënë pas një plagë të pashërueshme në shpirtin e individit dhe të shoqërisë.
Esenin thotë kështu:
…
Nga Moska do iki se duhet ikur!
Ç’dreq me policët e rregullon,
për çdo gjestin tim prej pijaniku.
-Çohu Sergei, marsh në Rajon!
..Po a e dini çfarë ka shkruar poet :Pano Taçi?
Duart që m’i puthte nëna.
Po si na ndanë me dysh moj nënë?!
Dy gisht më e gjatë nga unë lopata.
Thellimi brisk. M’i lodhi balta,
duart e thara lyer hënë.
I fus në xhep të ngrohen pak,
polici vjen m’i lidh me tel.
Teli më hyn në mish në gjak,
pastaj m’i varin në çengel.
Kur të m’i heqin telat nënë,
nga duart ngjyrosur mavi,
xhepat, duart nuk do m’i nxënë,
s’do di se ku t’i fus, s‘do di!
6…Është e pamundur të fshish plotësisht gjurmët e atyre viteve të errëta. Kota, dikur vetëm një pikë në hartë, u bë dëshmitare e një internimi ku familjet u shkëputën nga rrënjët e tyre dhe ëndrrat u tretën në ajër. Por brenda atij izolimi dhe dhimbjeje, lindi edhe një shpresë e papërkulur. Jeta e Stresit, që nisi mes hijesh të internimit, është një dëshmi e gjallë se shpirti njerëzor ka fuqinë të ngrihet mbi çdo padrejtësi. Sot, zëri i tij nuk është vetëm një melodi, por një jehonë e historisë së harruar. Një urë midis së kaluarës së dhimbshme dhe një të ardhmeje plot forcë e guxim.
Këto histori na kujtojnë se liria është më shumë se një fjalë. Është një frymë e jetës, e cila, sado të mundohesh ta shuash, do të gjejë gjithmonë një rrugë për të ndezur flakën e saj.
Ndërsa shkruajmë këto rreshta, një frymë melankolie përhapet në ajër, duke na kthyer pas në kohë. E mbaj mend të atin dhe emën e Stresit me Arkimendin në dorë duke shkuar te prezenca e operativit cdo dite. Dhe kur ndoshta shushurima e lumit Shushicë ishte i vetmi ngushëllim. Apo tingujt e thyer të një bilbili nga mali aty pranë, dëshmitar i heshtur i dhimbjes dhe rezistencës. Ajo tokë, sot e rrudhur nga braktisja, mban ende të gjallë kujtimet e atyre, që u rritën aty, duke lënë pas një copëz të shpirtit të tyre. Nostalgjia nuk është thjesht një kujtim, por një dhimbje, për çfarë ishte dhe çfarë mund të ishte, një ndjenjë e thellë, që na lidh me rrugëtimin e tyre të jashtëzakonshëm.



















