Zbardhet lista përfundimtare me mbi 1100 kredi të buta për shtëpi nga Bashkia Tiranë

Bashkia e Tiranës miratoi mbi 1100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas kushteve të tregut. Lista fillestare e miratuar nga Bashkia përmbante 1001 fitues, por me propozimin e Këshillit Bashkiak, lista u shtua me 108 përfitues të tjerë.

Pas miratimit të listës në Këshillin Bashkiak, Telegraf sjell sot ekskluzivisht listën e plotë të personave dhe familjeve përfituese.

NOA

Sipas kritereve ligjore, përfituesit janë familje të reja, çifte të sapomartuara dhe qytetarë që kanë më shumë nevojë për mbështetje për të nisur jetën në një shtëpi të tyren. Tashmë, sipas procedurave ligjore, personat dhe familjet e shpallura fituese kanë 18 muaj kohë për të identifikuar një shtëpi, sipas kritereve të përzgjedhjes dhe për të lidhur marrëveshjen e kredisë me bankën.

Përveç kredive, janë shpërndarë 2,057 bonuse strehimi dhe janë vënë në dispozicion 419 banesa sociale me qira, duke ndihmuar me strehim të sigurt dhe të përballueshëm ata që nuk kanë asnjë mundësi tjetër.

Ky angazhim i Bashkisë përfshihet në një paketë të gjerë mbështetëse, që përfshin edhe abonenë falas në transportin publik për pensionistët dhe studentët, si dhe subvencionimin me 50% të tarifës së konviktit, për studentët që studiojnë larg shtëpisë.

Lista-e-perfituesve-1

Shtesat-nga-Keshilli-Bashkiak