Emigrantët gjenden të vdekur në kamionin-frigorifer / Dy persona shpallen fajtorë

205
Sigal

Dy burra janë shpallur fajtorë për vrasjen e 39 migrantëve vietnamezë të gjetur të vdekur në një kamion-frigorifer në Esiks të Britanisë së Madhe.

Migrantët u mbytën në kontejnerin e mbyllur gjatë rrugës nga Zeebrugge në Belgjikë në Purfleet të Britanisë së Madhe, në tetor të vitit 2019.

Shoferi i kamionit Eamonn Harrison, nga Irlanda e Veriut dhe shtetasi rumun Gheorghe Nica, u shpallën fajtorë për 39 akuza të vrasjes nga një gjykatë në Londër.

Dy të tjerë u dënuan si pjesë e një komploti më të gjerë të kontrabandës me njerëz. Të katër u shpallën fajtorë për rolet e tyre në një rrjet fitimprurës të kontrabandës për të cilin prokurorët thanë se ishin motivuar nga lakmia.

Lexo edhe : Sindikata e minatorëve dorëzon peticionin në Kuvend / Mbi 10 mijë firma për ‘Statusin e Minatorit’

Gjatë gjyqit, u paraqitën fotografi të viktimave, ëndrra e të cilëve ishte një jetë më e mirë. Shumë nga familjet e tyre morën hua shumë për të financuar kalimin e tyre në Britani të Madhe.

Sekretari i Brendshëm në Britaninë e Madhe, Priti Patel, tha se vendimi i së hënës i gjykatës në Londër, e kishte motivuar atë “të bënte gjithçka për të ndjekur trafikantët e njerëzve”. Kohëzgjatja e dënimeve për personat e shpallur fajtorë do të bëhet publik në muajin janar të vitit 2021.