Evdal Nuri: Kristaq Capo , “Nderi i Kombit” dha jetën për mbrojtjen e Atdheut

57
Sigal

Me rastin e  82-vjetorit të vrasjes

 Duke lexuar monografinë e  Jani Capos dhe bisedat e shumta me nipin tjetër Koçi Capon po shkruaj pak nga jeta dhe aktiviteti patriotik i Kristaq Capos . Lindi më17 qershor 1911. Mësimet e para i mori në vendlindje. I ati e la shumë të vogël, kështu që nënë e babë u bë e ëma Fotinia . Mësimet e mëtejshme i vazhdoi në Korfuz, por nuk arriti t’i përfundojë, për arsye shëndetësore. Më vonë u regjistrua në Shkollën Teknike “Harri Fullzit“në Tiranë, të cilën e mbaroi me rezultate shumë të mira. Për të fituar shanse të tjera, në vitin 1930 dha disa provime plotësuese në “Normalen e Elbasanit”. Këtu pati rast të njihej me JordanMisjen, me të cilin krijoi miqësi të afërt. I dashuruar me profesionin e mësuesit , shërbeu për12 vite   si arsimtar në 16 fshatra të skajshëm të Shqipërisë së Jugut, duke filluar nga zona e Korçës, Pogradecit, Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës e deri në fshatin më të largët të Skraparit. Krijoi emër të mirë kudo ku punoi. Nipërit, Jani e Koçi Capo kujtojnë me dashuri e dhimbje jetën e tij . E kishim xhaxha, por jetonim nën një strehë. E kam ende në sy portretin e tij, tregon Jani më i madhi me trupin e gjatë, flokët e zinj dhe vështrimin e ndezur. Kujtoj buzëqeshjen e çiltër në orët e lira, pasi ai ishte bërë më tepër mysafir në shtëpi ngaqë rendëte kudo për organizimin e qëndresës. Nëna na ka treguar për grupin e madh të shokëve, që hynin e dilnin në shtëpinë tonë në Kala, si të ishin pjesëtarë të familjes. Kujton Gjin Markun, Nako Spiron, AlqiKondin, Spiro Bakallin,Kristo Isak, Ramiz Alia, Hajdar Dushi, KaremanYlli, Sotir Manushi, Xhoxhi Robo, Ramiz Aranitasi, ZyliftarVeleshnja , Margarita e KristaqTutulani , Nikollaq Sallabanda , Miti Laçka ,Koli Myzeqari ,Luan Qafzezi , Ajet Xhindole ,Mane Nishova ,e dhjetëra të tjerë që vinin pa trokitur në shtëpinë e Kristaq Capos. Ajo ka qenë seli e partisë në Berat. Ka qenë strehë për ilegalët e lirisë. Ka qenë zyrë, ku bëheshin mbledhje dhe merreshin vendime të një rëndësie të veçantë, por ishte dhe spitali, ku mjekoheshin luftëtarët e plagosur. Aty shërbente me përkushtim të lartë Nënë Fotinia, në krahë të së cilës qëndronte Zoica.

2- Trimi sypatrembur, Kristaq Capo.!” Pushtimi i Italisë fashiste e gjen Kristaqin 28-vjeç, bashkë me disa shokë u nis në drejtim të Vlorës , për t’i pritur me plumba ballit pushtuesit, por pushkët ishin jashtë përdorimit. Fill pas pushtimit të vendit, Kritaqi hodhi hapin e parë kundër fashizmit Bashkë me disa shokë shkuan tek ullinjtë afër përroit të Burdulliasit. Kristaqi nxori tre revolverë dhe një maliherë dhe i tha shokëve :”Tani të mësojmë përdorimin e armëve.”Ishte fytyrë ëmbël, i shkathët , energjik , i zgjuar , trim e mësues revolucionar i mendimit. Që këtej, mësuesi i papërtuar u bë shpirti dhe zemra e aksioneve kundër pushtuesit. Kristaq Capo ishte njeri i aksioneve dhe intelektual i kompletuar .Veprimtarinë politike e nisi në vitin 1941. Me krijimin e celulës së parë në Qarkun e Beratit më 4 shkurt 1942, ku u zgjodh sekretar i kësaj celule. Prej këtij momenti pati takime të shpeshta me drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Antifashiste, me të cilët krijoi miqësi e njohje personale , duke organizuar një sërë veprimtarish të guximshme antifashiste në qytet. I  pjekur dhe i kalitur në punët e partisë , u zgjodh sekretar organizativ i qarkorit LuftaAntifashiste Nacionalçlirimtare në qarkun e Beratit kishte marrë përpjestime të gjëra . Aftësia e tij si drejtues i talentuar u spikat dhe në demostratën e madhe të 28 Nëndorit të vitit 1942. Kristaqi organizoi një masë të madhe njerësish, duke marshuar drejtë vendit ku mendohej të grisej flamuri fashist. Demostrata ishte aq e fuqishme sa vet hierarku i lartë fashistë u detyrua ta hiqte flamurin . Ai u kthye nga një mësues pasionant, në një luftëtar i vijës së parë kundër fashizmit. Më 27-Tetor 1942 iu vu zjarri banderolës me drita “Duç kemi me fitue” në Malin e Gorricës, nga Kristaq Capo e Andrea Shyti . Në 21 dhjetor të 1942 u rrëmbye Shaptilografi në Zyrën e kuesturës italine. Kritaq Capo me një plan të hollësishëm dhe të studjuar mirë caktoi në këtë aks , Nustet Meqemenë ,Jani Gjeçi , dhe Kostandin Lekën. Një ndihmë të madhe dha nënë Gonxhja, që punonte si pastruese aty. Shaptilografi u çua në dyqanin e Llambi Capos, vëllai i Kristaqit. Ky dyqan u kthye në vend takimesh të kuadrove kryesor, si dhe magazina si magazinëmaterjali në dobi të luftës. Duhen shumë faqe për të shkruat për aktivitetin e Llambit, i arestuar, i plagosur që ndërojë jetë në 1946. Në këtë shtëpi ka patur dy gra dhe një vajzë veterane, të treja të dekoruara. Lëvizjet Antifashiste ishin duke bërë përgatitjet e fundit në bazën e tyre në dalje të Beratit, për t’u nisur në zonën e Skraparit. Teksa bëheshin gati të merrnin pajimet dhe të dilnin jashtë, u përballën me një rrethim të trefishtë. Vrasja në 15 maj1943 e drejtorit italian të bankës agjent i S.I.M.I-tronditi organet e karabinerisë e kuesturës. Më 28 qershor u arestuan disa kuadro të rëndësishëm midis të cilëve dhe Kritaqi. Mbasdite e nisën në kampin në Porto Romano. Djaloshin nga Kalaja e vendosën në një birucë të sigurisë të lartë. Pas dite u sollën si bisha të tërbuar ndaj tij. Në 29 qershor në Shpirag fashistët pësuan humbje të madhe, ku lanë mbi 50 të vrarë. Në 2 korrik e nxorrën nga kampi Kritaq Capon , bashkë me AndreaVrushën, Vildan Luarasin e Qemal Mysliun e nisën drejtë Tepelenës . Në mesnatë i zbritën forcërisht nga makina , por ata nuk u dorëzuan , por qëndruan krenar.Të tre shokët kthyen sytë nga Kristaqi, por ai i qetë i buzëqesh , sikur donte t’i thonte :”Qëndroni shokë ne po vdesim për një çështje të shënjtë. “ Në çast u dha urdhëri i oficerit “zjarr”. Këtij urdhëri iu përgjigj zëri “bombë “ i Kristaqit :”Rroftë Shqipëria, Vdekje Fashizmit. “Ra Kritaqi i pavdekur kurrë. Ra trimërisht një Kala që ishte rritur në Kala . Ra ylli i Kalasë, por mbeti i pashuar, duke ndriçuar brezat njeri pas tjetrit. Një valë të egër arrestimesh e terrori masiv në qytetin e Beratit. Dy ditë pas arrestimit të Kristaqit, gati në të njëjtat rrethana, u arrestua dhe Kristaq e Margarita Tutulani. Nuk është e rastit që atij iu besua drejtimi i Lëvizjes Guerile, por dhe kreu i organizimit politik në Qarkun e Beratit, detyra, të cilat i përmbushi me sukses deri ditën që u pushkatua ,duke vepruar me guxim e duke shkuar vet i pari aty ku rreziku ishte më i madh. Pavarësisht se njerëz dhe qarqe të caktuara janë interesuar për ta zbehur kontributin e tij në Lëvizjen Antifashiste, theksojnë nipërit Jani dhe Koçi, historia dhe kujtesa e bashkëkohësve e ka arkivuar atë të patjetërsuar. Kristaq Capo mbetet ai që u shfaq e veproi në ato ditë të stuhishme, qytetari i arsimuar, që zotëronte gjashtë gjuhë të huaja, intelektuali me interesa të larta, që dinte t’i administronte e t’i orientonte , drejtuesi i palodhur e luftëtari i vijës së parë. Djalosh i kudo ndodhur e zemërmirë, shoku dhe miku i njerëzve të thjeshtë, të cilëve u shërbeu me përkushtim deri në ditën e fundit të jetës .