Aldi Fusha, koordinator dhe anëtar kryesie i LSI për qarkun e Tiranës, nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se edhe pse lëvizja është e kufizuar për shkak të pandemisë, çmimet e shportës po kapin majat ndërsa ekonomia është në pikiatë dhe çmimi i karburanteve nuk ulet në vendin tonë.
Ja postimi i plotë:
Sërish të parët në Europë për diçka!
Lëvizja është e kufizuar për shkak të pandemisë, çmimet e shportës po kapin majat, ekonomia është në pikiatë, por çmimi i karburanteve nuk ulet. 
Na rrofshin miliardat e lekëve të PPP dhe Shqipëria 3D, se për qytetarët në vështirësi nuk mendon njeri! 
Të paktën deri më 25 prill!





















