Varianti i ri i Covid / Eksperti pohon se është më i transmetueshëm, por jo më i rrezikshëm

244
Sigal

Komiteti i Ekspertëve shpalli këtë të hënë kufizimet e reja që do të hyjnë në fuqi nga 24 dhjetori deri në 4 janar.

Eksperti i Shëndetit Publik, Gjergj Koja ka komentuar, në një prononcim mediatik, masat e reja kufizuese dhe ndryshimet që ka pësuar virusi.

Lexo edhe : Mbi 500 mijë persona vaksinohen në Britaninë e Madhe / Kryeministri i drejtohet vendit për variantin e ri të Covid-19

Koja e cilësoi të duhur vendimin e Komitetit, duke theksuar se grumbullimet e njerëve shndërrohen në një “bombë biologjike”.

“Komiteti i Ekspertëve ka ndjekur një politikë shumë të kujdesshme. Ne jemi përpara festave të fundvitit. Shohim grumbullim shumë të madh njerëzish. Këto grumbullime shndërrohen në një bombë biologjike. Për t’i paraprirë kësaj, natyrisht që u vendos një zgjatje të orës policore. Kjo është deri në 4 janar. Ne 5 janar kthehemi përsëri në trendin e masave. Për të parandaluar këto tubime, si në Shqipëri dhe jashtë shtetit.”

Sa i përket mutacionit që ka pësuar koronavirusi, eksperti u shpreh se ky virus është potencialisht shumë më i transmetueshëm, por sqaroi se nuk ka ende prova që virusi i mutuar është më agresiv apo më i rrezikshëm.

Lexo edhe : Emigrantët gjenden të vdekur në kamionin-frigorifer / Dy persona shpallen fajtorë

“Së pari, në Europë nuk qarkulloi varianti i parë i virusit të Wuhanit, por një variant tjetër, i mutuar. Në Anglinë juglindore rezultoi që ky virus ishte përsëri i mutuar. Është në natyrën e koronavirusit që të pësojnë mutacione. Është një virus i cili është potencialisht shumë më i transmetueshëm sesa virusi i mëparshme që jemi në kontakt edhe tani, por agresiviteti i klinikës është më i lehtë. Nuk ka prova që virusi i mutuar të jetë më i keq sesa ky që është aktualisht, thonë ekspertët. Nuk ka kohë që të presim provat, por të marrim masa përkatëse. Vendet më të fuqishme evropiane i druhen sfidave të reja të panjohura më parë.”

Më tej, ai shtoi se sistemi shëndetësor në Shqipëri u përshtat në një kohë rekord për të përballuar pandeminë.