Mbi 500 mijë persona vaksinohen në Britaninë e Madhe / Kryeministri i drejtohet vendit për variantin e ri të Covid-19

258
Sigal

Mbi 500 mijë persona kanë marrë vaksinën ndaj Covid-19 në Britaninë e Madhe. Deklarata u bë nga kryeministri Boris Johnson, i cili shtoi se procesi i vaksinimit po vazhdon me ritme të larta.

“Unë sot mund të deklaroj se mbi gjysmë milioni persona në Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid,” tha ai.

Johnson iu drejtua sot kombit në një konferencë shtypi në lidhje me variantin e ri të Covid-19, që ka shkaktuar kaos në vend dhe jashtë tij, vetëm disa ditë para Krishtlindjes.

Lexo edhe : Vaksina anti Covid, “ari” i vitit 2020 / Interpoli ngre alarmin për rrezikun e vjedhjeve

“Vonesat në ndalimin e mallrave nga jashtë BM-së vlejnë vetëm për një përqindje shumë të vogël të ushqimit që hyn në vend dhe të gjithë duhet të vazhdojnë të blejnë normalisht, pa shkaktuar panik dhe pa grumbulluar rezerva”, tha kryeministri.

Ai sqaroi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe së bashku po përpilojnë një plan për të rifilluar lëvizjen e mallrave nëpër La Mansh.

“Sapo bisedova me presidentin Macron dhe dolëm në përfundimin se të dy ne i kuptojmë pozicionet e njëri-tjetrit dhe duam t’i zgjidhim këto probleme sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Johnson, duke theksuar se rreziqet e transmetimit nga një shofer i vetmuar, i ulur vetëm në kabinën, janë me të vërtetë shumë të ulëta.

Lexo edhe : Presidenti i Brazilit kundra vaksinës / Shpjegon arsyet se pse nuk do ta marrë atë