Suplementi Pena Shqiptare/ Sadedin Mezuraj: Kthim në Vlorë

Kodrina të vogla,

të ëmbla,

Sigal

të buta

veshur me të blertën e ullinjve në çdo stinë.

 

Përtej kodrinave

është deti përhershëm.

Në gjiret e heshtur gjej gjurmë rinie!

Sytë e tu të trembur,

tretur në muzgjet me aromën e portokajve

dhe perëndimet me zjarret mbi anijet e reve.

 

Ç’vjeshtë të paharruar

më zgjon kujtimi yt !

 

Në kokrrat e pjekura,

të zeza

të ullinjve,

shikoj sytë e nënës

mbushur me dhimbje.

 

Gjithçka ka ndryshuar në atë qytet :

Palmat e thara

të afërmit janë thinjur!

miqtë e rinisë,

të largët sa yjet.

 

Koha ka ngrirë në kullën e sahatit.

Rrugica e hebrejve me amnezi totale,

kinemaja e vjetër –e shembur,

e rrënuar.

 

Të pandryshueshëm

kanë mbetur,

vetëm

deti i viteve të rinisë së humbur

dhe shpirti i nënës-një det dhembshurie.

 

Kurdoherë që  shkoj

atje në qytetin e sertë të Flamurit.

Deti me pret në brigjet e diellta.

Në portën e mallit përherë më pret nëna.