Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Ike Pa Thënë Lamtumirë!

37
Sigal

Erdhe dhe ike si një rrymë ere

Më le me shpirt të ngrirë

Në ketë stinë të bukur pranvere

Ike pa thënë “Lamtumirë!”

 

Nuk e prisja ndarjën tënde kaq shpejt

Ike krejt pa pritur, atë natë vonë

Për asnjë moment nuk gjykove drejt

Nuk luftove fare për dashurin tonë.

 

Iku ashtu, pa thënë “Lamtumirë!”

Se në shpirt s’e kishte dashurinë.

Dashuria nuk mund të rritet mirë

Kur thellë në zemër rrënjë s’mbijnë

 

Pres Puthjen Tënde

 

Ma jep puthjen e parë,

Atë puthje që më ngroh.

Ajo më ndez zjarr në shpirt,

Zjarr në shpirt në çdo kohë.

 

S’ke pse më thua mos u ngut,

Kur s‘e kam shpirtin akullnajë.

Jo të lutem, mos m‘u lut!

Puthjen peng ti mua mos ma mbaj.

 

Ta kam thënë me mijëra herë,

Edhe sot ta them prapë.

Pranë teje shpirtin kam pranverë,

Pranë teje shpirti lule hap.