Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Mos e braktis gruan unike!

Pa ty jam thëllëzë e përhumbur mes mjegullash,

drenushë e vetmuar ,nën gjethe pjergullash,

NOA

gjurmën tënde nuhas,si mëshqerra barin e njomë,

shtigjet rrah me shputa, si qengji qumështor.

 

Në ç’kullë erërash,je fshehur,që s’po të gjej,

në rënça në gjurmë,me krahë do të mbërthej?!

Pse i trembesh,dashurisë sime,që të jep jetë,

a s’jam gruaja,që të shuaja etjen,si tokës retë ?

 

Mos më braktis kurrë,o i dashur,i shtrenjti im,

për ty digjem si fitili i kandilit,gjer në flijim,

pastaj hirin mbledh,në kupën e artë të zemrës,

të rilindësh në mitrën e dashurisë së femrës !

 

Se kur rilind në shpëgënj të dashurisë unike,

bëhesh vjelës i pjalmit të çasteve idilike,

kur rilind burimeve,ku pikon palca femërore,

bëhesh Krisht,për krijesat e jetës tokësore.