Xhenet Sula: 50-vjetori i Shkollës së Mesme Sinanaj (1976–2026)

Emrat e shquar që  kontribuojnë si personalitete të shquara në mjekësi, arsim, shkencë, kulturë, art, sport dhe ushtri

Nga një vatër e modeste arsimore në shtatorin e vitit 1976, Shkolla e Mesme e Sinanajve përkujton sot me krenari jubileun e saj të artë. Një udhëtim gjysmëshekullor që formësoi breza të tërë intelektualësh, arsimtarësh, shkencëtarësh e drejtuesish, duke lënë një gjurmë të padiskutueshme në krahinën e Lopsit dhe në të gjithë vendin.

Nga një vatër e modeste arsimore në shtatorin e vitit 1976, Shkolla e Mesme e Sinanajve përkujton sot me krenari jubileun e saj të artë. Një udhëtim gjysmëshekullor që formësoi breza të tërë intelektualësh, arsimtarësh, shkencëtarësh e drejtuesish, duke lënë një gjurmë të padiskutueshme në krahinën e Lopsit dhe në të gjithë vendin.

Sigal

Më shumë se pesëdhjetë vite më parë, në shtator të vitit 1976, u hapën dyert e Shkollës së Mesme në Sinanaj, një vatër e rëndësishme arsimi që do të shndërrohej në një nga institucionet më të respektuara të krahinës. Drejtori i parë i saj ishte Imer Duraj.

Në vitin e parë u regjistruan 50 nxënës: 25 me shkëputje nga puna dhe 25 pa shkëputje nga puna. Vetëm katër vite më vonë, në vitin shkollor 1979–1980, kjo shkollë përcolli maturantët e saj të parë, gjithsej 36 nxënës, prej të cilëve 21 kishin studiuar me shkëputje nga puna. Nga kjo maturë, nëntë nxënës fituan të drejtën për të vazhduar studimet e larta. Midis tyre ishin:

Myzafer Kaçi (Mjekësi)

Fatmira Xhekaj (Ekonomi)

Mujsi Sadikaj (Veterinari)

Hektor Sulaj (Ekonomi)

Kajtaz Fejzaj (Veterinari)

Sokrat Imeraj (Ekonomi)

E më mbrapa: Shkelqim Haxhiaj,Myrto Tafili, Selvi Sadikaj, Albert Çaushi, Drita Pashaj, Neshet Muçaj, Besnik Zeraj, Violeta Muçaj, Mjaftoni Sulaj e të tjerë, të cilët u bënë shembull i me suksesit të kësaj shkolle.

Rezultatet e studentëve të vitit të parë u dërguan nga Ministria e Arsimit në Seksionin e Arsimit të Tepelenës. Të gjithë studentët e dalë nga kjo shkollë rezultuan kalues, duke e bërë Shkollën e Mesme të Sinanajve të njihej dhe vlerësohej si një shkollë cilësore.

Vitet e arta: zhvillim pedagogjik, kulturor dhe sportiv

Gjatë viteve 1980–1984 shkolla njohu një zhvillim të jashtëzakonshëm në fushën pedagogjike, shkencore, kulturore dhe sportive:

Kultura dhe Arti: U krijua grupi iso-polifonisë, i cili në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës u nderua me titullin “Laureat i Festivalit”. U dalluan artistë të rinj si Dylb Muçaj, Marjeta Ormënaj.

Inovacioni Pedagogjik: Në shkollë u ngritën kabinete model për të gjitha lëndët mësimore falë përkushtimit të çdo mësuesi. U organizua një seminar në shkallë rrethi, ku u përgjithësua përvoja me moton “Çdo klasë laborator”, një risi pedagogjike për kohën.

Arritjet Shkencore dhe Muzeu: U organizuan konkurse të nivelit dinjitoz në lëndët e Fizikës, Matematikës dhe Historisë. Një tjetër arritje ishte ngritja e Muzeut të Arsimit të krahinës, si edhe organizimi i një sesioni shkencor ku referuan Myseret Çinaj, Lavdosh Dimraj, Hulsi Runa, Spiro Shituni dhe Njazi Koçiu, duke pasqyruar historinë dhe vlerat arsimore të zonës.

Sporti dhe Infrastruktura: Falë punës së palodhur të mësuesit Dalan Hasanaj, u ndërtua terreni sportiv, emrin e të cilit mban sot kjo fushë. Shkolla përfaqësohej me dinjitet në spartakiadat kombëtare me ekipet e futbollit, volejbollit të vajzave, atletikës dhe lojërave popullore. Ndër sportistët e dalluar ishin Shkëlqim Muça, Izet Hysi, Bedo Shametaj, Valentina Çuraj, Zeliha Sulaj, Stoli Meçaj, Mjaftoni Dalani.

Baza Prodhuese: Kontribut të veçantë dha edhe Brahim Kamberaj, i cili me përkushtim mirëmbajti bazën prodhuese të shkollës dhe laboratorët praktikë.

Në vitin 1984, në të gjithë nivelet e arsimit parauniversitar të zonës mësonin 721 nxënës, në 41 klasa. Stafi pedagogjik përbëhej nga 43 mësues, prej të cilëve 23 me arsim të lartë. Gjatë viteve të funksionimit të saj u regjistruan 663 nxënës, ndërsa arsimin e mesëm bujqësor dhe të përgjithshëm e përfunduan 461 nxënës. Rreth 175 prej tyre përfunduan studimet e larta. Nga kjo shkollë dolën 67 mësues, 20 specialistë të shkencave të natyrës, 26 të shkencave shoqërore dhe dhjetëra profesionistë të fushave të ndryshme.

Personalitete që nderuan krahinën dhe kombin

Kjo krahinë i ka dhënë vendit personalitete të shquara në arsim, shkencë, kulturë, art, sport dhe ushtri, ndër ta:

prof. Siasi Koçiaj, akademik prof.dr.Rrapo Ormëni, prof.Rauf Dimraj, prof.Flora Haxhiu, dr.Halo Kërraj, Islam Raiti, Ago Shameti, Engjëll Muha,Lufti Islami, Shemsi Meçaj, Ferdin Liçi, Ibrahim Shameti, Asqeri Petanaj, Vladimir Kasa regjisor, Njazi Islami, Gramoz Ruçi, Mehmet Xhekaj, Muço Hametaj, Luan Memushaj, Muharrem Muçi, Kadri Shameti, Qamil Kasaj, Astrit Muha, Faik Memushi, Dashamir Kamberi,Veli Islami,Neim Muha, Elmaz Sherifi, Imer Merkaj, Avni Meçaj, Dilaver Tahiraj, prof.Dr.Myzafer Kaçi, Muharrem Bushi, Jonida Tahiraj, Ludmilla Meçaj, Perlat Kasa, Memë Sherifi, Ilir Meçaj, Pajtim Sulaj, Gjergji Kasa, prof. Myzafer Elezi, Eduart Meçaj, gjeneral Piro Ahmetaj, Myfyt Hasa e Fatmir Meçaj, piloti që nuk qëlloi mbi popullin e tij në 1997, Arjanit Sadikaj,Beqir Tafilaj,Gramoz Sulaj dhe shumë intelektualë të tjerë që kanë nderuar krahinën dhe Shqipërinë.

Mirënjohje dhe homazh mësuesve ndër breza

Në këtë 50-vjetor të Shkollës së Mesme të Lopësit, një nderim dhe mirënjohje e veçantë i kushtohet të gjithë mësuesve që ndër dekada dhanë dijen, përvojën dhe zemrën e tyre për arsimimin e brezave të kësaj krahine si:

Imer Duraj, akademik prof. Rrapo Ormëni, Shefik Sadikaj, Dalan Hasanaj, Margarita Haxha, Bilal Xhekaj, Engjëll Zotaj, Qemal Mataj, Kalo Begaj, si dhe akademik prof.Valter Memisha, Diana Makri Duka, Xhezo Canaj, Shqiponja Memisha, Vito Lilaj, Perikili Dalani, Astrit Beluli, Beho Lena, Jorgo Krisafi, Filip Zhonga, Jani Noni, Dhimitër e Liljana Ndrico,Filip Jorgo,Pranvera Hoxha,Haxhi Memalla.

Me respekt kujtojmë mësuesit: Zyber Leskaj, Baba Sali Beqiri (Nderi Kombit), Dino Islami, Xhemal Alizoti, Refie Meçaj, Murat Koçiaj, Sabri Banushi, Hysnie Shehu, Mynyr Sadikaj, Nebi Muçi, Muharrem Bushi, Xhezmi Mataj, Lufti Islami, Njazi Koçiaj, Xhemal Caushi, Arben Hasa, Idajet Caushaj, Lavdosh Dimraj, Reshat Meçaj, Syrja Dalipi, Bardhosh Canaj, Llane Himaj, Petrit Sulejmani, Shqipe Llanaj, Asim Hyskaj, Elham Dervishi, Shezait Hyskaj, Ferat Ormëni, Sefer Kasaj, Perlat Elezaj, Qani Dervishi, Aishe Gapaj, Ramo Xhekaj, Donika Koçiaj, Nekim Liçi, Ismet Kasaj, Xhafer Muçi, Kaso Hyskaj, Odeta Ormëni, Pandeli Fejzaj,Marjeta Salaj, Dylb Haxhiaj, Kastriot Liçi,Suzana Zotaj, Luman Asllani, Adriana Bejko, Lumturi Muçaj Petani, Xhevat Hasani, Gjelina Çuraj, Mjaftoni Bushi,Fatbardha Mamaj, Veli Varfi, Fatmira Islami, Lavdie Begaj, Luljeta Muçaj, Matilda Çela, Luiza Sula, Elda Bejkaj, Fatmira Hasaj, Liljana Zeraj, Anife Muçaj, Mjaftoni Zeraj, Mirela Varfi, Fatbardha Hyseni, Artur Likuri,Mimoza Hasaj,Esma Elezi, Marjeta Dashi, Reshat Sulaj, Alketa Elezaj, Liljana Likuri, Merita Mecaj,Fiqerete Liçi, Vojsava Sulaj, Veip Kamberaj, Ermal Xheka,Shqiponja Kasaj, Anita Bejko, Festime Elezi, Tomor Mataj, Anisa Likuri, Avni Sulaj, Shpëtime Varfi, Fatmir Hysaj, Yllka Himaj,Arben Kacorri,Alda Likuri,Vitori Mecaj, Oldi Liçi, Edlira Brahimaj,Valbona Kordha,Fabiola Caushi,Elvira Xhebra,Vitore Imeri, Lavdosh Bylyshi,Matilda Caka, Anila Kacorri, Fatjon Elezi, Lindita Likuri, Haxhire Canaj, Azem Caushi, Lahe Dedaj,Malo Sadilaj, Ardi Baboçi, Taulant Sulaj, Kujtim Dedaj,Elsoida Lulaj, Maksim Hasanaj,Lindita Licaj,Lindita Sinaj,Fjoralba Cana…..

Sot në këtë jubile të artë përulemi me respekt para të gjithë gjithë mësuesve që kanë shërbyer në këtë zonën që nga shekulli XIX e deri në ditët tona. Gjithashtu kujtojmë me mirënjohje dhe nderim ata që nuk jetojnë më dhe shprehim respektin më të thellë për të gjithë mësueset që erdhën nga krahina e rrethe të ndryshme të vendit për të ndriçuar me dije breza të tjerë si:

Abaz Osmani, Shuko Dalipi, Qazim Dervishi, Sheh Setjani, Sami Mezhgorani, Ali Nivica, Emin Softa, Nizamedin Ramizi, Irfan Kuçi, Kristaq Çapo, Miço Kagjini, Tomor Ramadani, Llazar Shehu, Tatul Spiro, Theofan Zoto, Nevzat Liço, Rustem Ismajlati,Bektash Zite, Pjetër Sheldia, Miço Kagjini, Arsino Gjitomi, Alqi Kavo, Thanas Hodo, Aleks Xhapa, Markensen Bungo, Fatbardha Gega, Dërgut Ceka, Argjiro Leka, Çuman Abedini, Dituri Rustemi, Alqi Kavo, Musa Kanushi, Enver Bozdo, Jorgo Mekshi, Dilika Liçi, Isak Mezini, Bahri Abazi, Mustafa Fico, Edem Babani, Beqar Skënderi, Mustafa Llaka, Ahmet Dema, Lalo Dalani, Zaçe Veshi, Pilo Qëndro, Hysen Harshova, Petro Dilo, Sotir Peri, Dhimosten Dilo, Telemak Gjoka, Kujtim Hodo, Todi Mustaqi, Hasan Veizi, Ylli Karteri, Ilia Babe, Theofan Telo, Kiço Babi, Thanas Pali, Myzejene Ferhati, Thoma Papa, Thanas Joti, Kanerina Xhani, Violeta Durmishi, Jorgo Dhuci, Lab Shabani, Todi Mustaqi, Valter Kërçani, Dalan Luzi, Prof. Thoma Deliana, (Ministër i Arsimit) Musa Haderi,Edmond Çela, Muharrem Haxha, Myrteza Bani, Gjergji Lena,Vitori Pali,Hysen Haxha, Hasim Bilbili,Veledin Durmishi, Arshi Bedo e Bukuri Kallami…

Trashëgimi e çmuar që do të jetojë ndër breza

Shumë prej tyre nuk jetojnë më, por emri dhe vepra e tyre do të mbeten përherë në kujtesën e nxënësve dhe të komunitetit. Ata mbollën dije, edukatë, qytetari dhe dashuri për atdheun, duke lënë një trashëgimi të çmuar që do të jetojë brez pas brezi.

Njëkohësisht kërkoj mirëkuptimin e të gjithë atyre mësuesve, emrat e të cilëve mund të mos jenë përmendur pa dashje në këtë shkrim. Mungesa e ndonjë emri nuk zbeh aspak vlerësimin, respektin dhe mirënjohjen tonë për kontributin e tyre të çmuar në historinë e arsimit të kësaj krahine. Le të mbetet kjo shkollë simbol i dijes, i përkushtimit, i kulturës dhe i krenarisë së krahinës sonë.

Nderim për mësuesit që nuk jetojnë më! Respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit që me përkushtim ndriçuan rrugën drejt dijes për breza të tërë.

Gëzuar 50 – vjetorin!