Suplementi Pena Shqiptare/ Kastriot Malo: O i panjohur

38
Sigal

 

Ku ke ikur o njeri i panjohur ku?

Në ç’cep të botës ke gjetur strehim,

braktisjet nuk paskan nacione,

nuk ndodhin vetëm në vendin tim.

 

Të të pyes sa peshon në atë vend?

Asnjëherë sa peshon në vendin e tij guri!

Po në emër të thërret dikush?

E di në kurbet e humbet vulën burri.

 

Po të them që shkallët po i mbulon bari,

ashtu si në shtëpinë time kulpra jeshilon,

ehh xhiron kjo botë xhiron si portokalle,

po vëndin tim vallë, kush e popullon?

 

Kur ke ikur o njeri i panjohur kur?

kur në Belgjikë krahu paguhesh me qymyr,

unë erdha nën breshërinë e gomoneve,

ishte koha kur detit i kishin ngritur mur.

 

 

Unë e di sa shumë djersë ke derdhur,

sa darka ke fjetur ndoshta pa ngrënë,

çfarë malli të grryen për vendin e lindjes,

lotët do t’i zbrazesh mbi muret e rënë.

 

 

Ku po ikim kështu o mik i panjohur ku?

Stacioneve mbetëm nomatë për ditë,

në këtë botë virane ku qeshin marrëzitë,

në këtë botë ku ç…