Aeroplani përplaset dhe merr flakë në autostradë, piloti shpëton për mrekulli

662
Sigal

Një pilot ka qenë shumë me fat pasi ka arritur që t’i shpëtojë një aksidenti ajror në SHBA.

Aeroplani me të cilin po fluturonte është përplasur në një autostradë në Kaliforni dhe ka shpërthyer në flakë.

Mjeti fluturues u përplas me trafik ndarësen dhe piloti arriti të dilte në mënyrë të sigurtë përpara se avioni të përfshihej nga flakët.

Mediat e huaja raportojnë se avioni nuk është përplasur me asnjë makinë që po ecte në autostradë.

AT-6, i njohur ndryshe si North American T-6 Texan, u prodhua në vitet 1930 si një avion trajnimi për Forcën Ajrore Amerikane.

Ai u përdor gjerësisht për trajnimin e pilotëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera të Komonuelthit.

Ndërsa tani ishte pjesë e klubit të fluturimeve Condor Squadron.

Megjithatë, aeroplani që u rrëzua kishte simbole të gjermanisë naziste.