U detyrua të mbillte kanabis, si u kërcënua shqiptari nga familja në Shqipëri

466
Sigal

Një bandë droge kërcënoi një 26 vjeçar shqiptar se familja e tij në Shqipëri do të dëmtohej nëse nuk do të punonte si kopshtar në një fermë kanabisi me vlerën e 257 mijë paundve.

Alfred Boriçi, pa precedentë të mëparshëm tha se mbërriti në Londër një vit më parë, ku punoi në industrinë e ndërtimit dhe pas kësaj iu afrua një punë në Newcastle.

Policia bastisi shtëpinë gjatë drekës në 23 shtator dhe duke gjetur 306 bimë në tre katet e ndërtesës.

Borici i la oficerët brenda dhe ata ndoqën një dritë për të zbuluar bimët në inkubatorët në tre dhoma gjumi

Ai ishte paguar 100 £ çdo 10 ditë për të blerë ushqim dhe pije, ndërsa në fund të rritjes së bimëve do të merrte paratë e punës, tha avokati Martin Scarborough.

Ai nuk kishte dënime të mëparshme dhe tha se nuk ishte trafikuar në vend. Ai ishte kontrabanduar me dëshirë në një kamion

Scarborough shtoi: “Kur e kuptoi se çfarë pune iu kërkua të bënte, nuk deshi, por iu tha se familja e tij në Shqipëri mund të rrezikohej nëse nuk pranonte”.

“Pas humbjes së vendit të punës në Londër ai u shfrytëzua nga të tjerët dhe u detyrua të marrë pjesë në këtë ndërmarrje.”

Gjykatësi i tha Boriçit se do të përballej me deportimin pasi të mbaronte, pasi ishte në mënyrë të paligjshme në vend.

Gjykatësi Peter Armstrong tha: “Kjo është çështje për Zyrën e Brendshme dhe jo për këtë gjykatë.

Boriçi u burgos për 12 muaj pasi ai u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit