Durrës/ Furgoni përplas biçikletën, ndërron jetë një person

398
Sigal

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit në fshatin Katund i Ri.

Një drejtues biçiklete është përplasur nga një furgon pasagjerësh.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia po punon ndërkohë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti fatal.