Gabime, gola, polemika dhe tension. Napoli dhe Atalanta ndajnë pikët mes tyre

484
Sigal

Dueli që ka hapur ndeshjet e sotme në Serinë A, ai mes Napolit dhe Atalantës është mbyllur në barazim pa gola, duke bërë që këto skuadra të humbin disi terren në krahasim me kreun duke llogaritur dhe Interin.

Në një sfidë ku pritej shumë spektakël në fushë, dueli ka qenë mjaft i bukur dhe i luftuar, me Napolin që gjeti i pari golin falë goditjes me kokë të Maksimoviç. Por në fundin e pjesës së parë, Frojler barazoi shifrat kur i kaloi topin mes këmbëve Meret, i cili nuk ishte pozicionuar mirë para tij.

Milik goditi traversën në të dytën, para se të shënonte i qetë në portën e boshatisur pas daljes së gabuar të Golinit. Por në minutën e 86-të ishte Iliçiç ai që shënoi pas një përgjumje të mbrojtjes vendase e cila në mënyrë të pashpjegueshme e la të vetëm në zonë. Ndërkohë, napolitanët të tërbuar kërkonin me ngul anulimin e golit, duke pretenduar se më parë VAR duhej të kishte dhënë një penallti për një rrëzim në zonë të Jorente.

Protestat bënë që si menaxheri i Napolit, ashtu edhe trajneri Ançeloti të largoheshin me karton të kuq nga pankina, ndërsa ndeshja u mbyll mes vërshëllimave pas 8 minutave shtesë të akorduar nga gjyqtari. Barazimi 2-2 nuk kënaq asnjë prej skuadrave, aq më pak Napolin që mund ta shohë veten të parakalohet nga Roma në klasifikim.