Del lista me emrat e 11 drejtuesve socialiste ne rrethe qe u shkarkuan dje pas mbledhjes se Kryesise se Partisë Socialiste.
Shkak për këto shkarkime mësohet të kenë qenë vonesat e pajustifikueshme në riorganizimin e partisë. Ata duhet të kishin ngritur strukturat koordinuese elektorale në funksion të zgjedhjeve vendore të pranverës vitin e ardhshëm, shkruan Panorama.
Burime nga mbledhja thanë se në vend të tyre do të komandohen kryetarë të rinj për një periudhë tremujore, pasi procedura për zhvillimin e zgjedhjes së tyre, një anëtar një votë, do të kërkonte më shumë kohë.
Mes te shkarkuarve janë kreu i degës së PS-së në Cërrik, Devoll, Memaliaj, Dibër, Selenicë dhe Delvinë. Kryetari i PS-së, Edi Rama, u ka kërkuar drejtuesve politikë në qarqe që të identifikojnë njerëz me integritet në çdo qark, duke e hapur partinë për t
Kryetarët e PS që janë propozuar për t’u shkarkuar
1. Arvit Osja – Shkodër
2. Gëzim Salla – Cërrik
3. Afrim Mikli – Dibër
4. Agron Ivani – Kurbin
5. Edvin Tuci – Përmet
6. Nertil Bellaj – Selenicë
7. Erold Begolli – Devoll
8. Edmonda Harizaj – Memaliaj
9. Abedin Katana – Tropojë
10. Elton Arbana – Shijak
11. Arjan Çepele – Ura Vajgurore