Tirana pa drita dy ditët në vijim, ja zonat dhe oraret kur do të satohet energjia elektrike

417
Sigal

Disa zona në Tiranë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike, për disa orë, në dy ditët në vijim.

Sipas OSHEE stakimi i energjisë vjen si pasojë e kryerjes së disa punimeve të planifikuara.

Ditën e nesërme, nga ora 09:00 deri në orën 15”00, do të kenë shkëputje të energjisë pjesërisht rruga “Nazmi Rushiti”, rruga “Has Mema”, rruga “Imer Ndregjoni”, pranë Shkollës së Bashkuar dhe rruga “Ali Demi”.

Ndërsa pasnesër, 26 shkurt, po ashtu nga ora 09:00, do të mbesin pa drita pjesërisht “Rruga e Dibrës”, Konvikti i Vajzave

Njoftimi  plotë i OSHEE:

Stakim, 25-26 shkurt

Për shkak të punimeve të planifikuara që po kryhet nga drejtoria rajonale e OSHEE Tiranë, në datat 25-26 shkurt do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

25 shkurt/09:00-15:00

Pjesërisht rruga “Nazmi Rushiti”, rruga “Has Mema”, rruga “Imer Ndregjoni”, pranë Shkollës së Bashkuar, rruga “Ali Demi”

26 shkurt/ 09:00-15:00

Pjesërisht “Rruga e Dibrës”, Konvikti i Vajzave