Vizita e Donald Trump në Poloni dhe çështjet më të rëndësishme të politikës ndërkombëtare

388
Diana Skrapari 

Donald Trump zbriti natën e të mërkurës , më 6 korrik në Varshavë për të filluar një vizitë të rëndësisë së parë në kontinentin e vjetër: ai duhet të marrë pjesë në samitin e G20 në Hamburg dhe do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania, vajza e tij Ivanka dhe dhëndri Jared Kushner, Donald Trump u prit nga kreu i diplomacisë polake Witold Waszczykoëski dhe Shefi i Kabitetit i Presidentit Andrzej Duda, Krzysztof Szczerski. Donald Trump ka denoncuar të enjten,më 6 korrik, sjelljen “destabilizuese” të Rusisë dhe pranoi se ajo “mund” të ketë ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-ve në vitin 2016. Në Varshavë, si pjesë e një turneu katër-ditor në Evropë, presidenti i SHBA-ve shprehu vizionin e tij të marrëdhënieve transatlantike, në një fjalim të gjatë. Kjo kritikë është në kuadër të takimit të tij të parë dypalësh me Vladimir Putin,duke pasur në sfond hetimin mbi ndikimin rus në rrethin e Z. Trump. Deri tani, ky i fundit është ngritur kundër këtyre informacioneve duke i quajtur “fake news” (lajme të rreme), por nuk arriti t’i jap fund spekulimeve në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të fundit të SHBA-ve. Hakerat kanë postuar në faqen e tij mijëra e email të brendshme të Partisë Demokratike, duke dobësuar kandidaturën e Hillary Clinton. Presidenti amerikan gjithashtu denoncoi qëndrimin luftarak të Koresë së Veriut. “U bëj thirrje të gjitha kombeve për të përballuar këtë kërcënim global dhe ti demonstrojnë Koresë së Veriut se ka pasoja për sjelljen e saj shumë, shumë të keqe,” tha ai. Uashingtoni mendon për masa “shumë të rënda”, shtoi M. Trump, por menjëherë duke shtuar se “kjo nuk do të thotë se ne do ta bëjmë.” Pheniani ka nisur të martën, më 4 korrik një raketë ndërkontinentale të aftë, sipas ekspertëve amerikanë, për të arritur Alaskën. Kjo temë e ndjeshme stimulon tensionet SHBA-Kinë. Një bisedë delikate midis M. Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, do të mbahet në Hamburg, në samitin e G20. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se ata, me mbështetjen e Francës, do të dorëzonin në OKB një projekt-rezolutë që vendos sanksione të reja kundër Koresë së Veriut. Në një tweet të ri të mërkurën, Donald Trump ka akuzuar Pekinin për prishjen e përpjekjeve të SHBA-ve, duke forcuar shkëmbimet tregtare me Phenianin. “Tregtia mes Kinës dhe Koresë së Veriut është rritur me gati 40% në tremujorin e parë. Shumë keq për bashkëpunimin tonë me Kinën -. Por duhej ta provonim!”

– Donald J. Trump (@realDonaldTrump) 5 korrik 2017
Përveç Rusisë dhe Koresë së Veriut, Donald Trump ka ftuar përsëri shtetet evropiane të NATO-s për të investuar më shumë në mbrojtje. Ai ka gjykuar se ishte “koha” për të gjitha shtetet anëtare të përmbushnin detyrimet e tyre financiare. Shtëpia e Bardhë më herët kishte thënë se kjo vizitë në Varshavë do ti lejojë atij për të shprehur angazhimin e tij ndaj Aleancës, të cilën ai e konsideruar “të vjetruar”, gjatë fushatës së tij. Udhëtimi i parë evropian i Z. Trump në maj, zbuloi thellësinë e mosbesimit mes dy anëve të Atlantikut. Ky udhëtim i dytë është menduar për të korrigjuar gabimet e të parit. Donal Trump do të rregulloj imazhin e tij në SHBA me anë të këtij udhëtimi të dytë në Europë. Të premten, Donald Trump do të ketë një takim të parë bilateral me Vladimir Putin. Uashingtoni thotë se dëshiron një marrëdhënie më “konstruktive” me Moskën, por marrëdhëniet janë në pikën e tyre më të ulët pas forcimit të sanksioneve kundër Moskës për rolin e saj në krizën ukrainase dhe mbështetjen ndaj regjimit sirian. Qëllimi tjetër i kësaj vizite është energjia. Polonia dëshiron të bëjë pa furnizimet ruse me gaz dhe të furnizohet me gazin amerikan, nga i cili do të përfitonte Evropa Qendrore. Gjermania ka një projekt rival, Nord Stream II, i cili do të transportojë gazin rus në Evropë. Gjithashtu flitet për kontrata të rëndësishme të furnizimit me armë pasi Polonia ndihet gjithmonë e kërcënuar nga Moska. Polonia ka planifikuar të modernizojë ushtrinë e saj. Qeveria polake do ti ishte mirënjohëse Donald Trump-it, nëse ai zgjodhi Varshavën për të afirmuar angazhimin e tij për nenin 5 të Kartës së Atlantikut, një angazhim solidariteti i dukshëm që ai nuk arriti ta bëjë në samitin e NATO-s në muajin maj në Bruksel. Me Kroacinë, Polonia në vitin 2016, krijoi një organizatë, “Iniciativa e Tre Deteve”, e cila bashkon dymbëdhjetë vende evropiane që lagen nga Baltiku, Deti i Zi dhe Deti Adriatik – Polonia, Lituania, Estonia, Letonia, Hungaria, Austria, Sllovenia, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia, Rumania, Bullgaria – në projekte të përbashkëta të infrastrukturës. Një samit do të organizohet edhe në Varshavë gjatë vizitës së presidentit amerikan, i cili ka rënë dakord për të marrë pjesë në të. Qeveria polake shpreson të marrë lidershipin rajonal, me bekimin e Uashingtonit. Sun Tzu thoshte “Nëse e njeh armikun dhe e njeh veten, nuk ke pse të kesh frikë rezultatet e njëqind betejave”. Pas rënies së komunizmit në Europën Lindore, shumë vende të Evropës Lindore dhe Qendrore janë bërë anëtarë të BE-së dhe të NATO-s, por kërcënimi rus mbetet si një shpatë e Damokleuit mbi kokat e këtyre vendeve. Këto vende nuk e kanë harrur ndërhyrjen sovjetike në Hungari në 1956 dhe në Pranverën e Çekosllovakisë në 1968 të Aleksandër Dubçek. Neni 5 i NATO-s i mbron këto vende nga një kërcënim i mundshëm rus, por rezultatet e betejës mund të jenë të paqarta nëse armiku ndryshon taktikat e tij duke u hequr si një mik paqësor dhe duke fshehur dorën pasi hedh gurin…
Sigal