Rama: UKT me shërbim 24/7 dhe katër kanale të reja komunikimi për qytetarët

Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë vjen më afër qytetarëve. Vetëm përmes një telefonate, ata do të marrin tashmë mbështetje 24/7. Veç numrit të gjelbër, shtohen edhe 4 numra të rinj, të cilët do të afishohen në hyrje të pallateve.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga kryeministri Rama, shpjegohet edhe sesi funksionon komunikimi me operatorët.

Sigal

“Mirëmëngjes dhe me përmirësimin e shërbimeve të UKT-së, që tashmë ofron mbështetje 24/7 dhe 4 kanale të reja komunikimi për t’iu përgjigjur më shpejt nevojave të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.