Ofroi 200 MLN më shumë, AKSHI i jep 1.8 MLD ikubINFO për sistemin e Tatimeve

28
Sigal

Bëmat e Mirlinda Karçanaj, drejtoreshës patronazhiste të AKSHI-t duket se vazhdojnë çdo ditë. E vënë në krye të këtij institucioni vetëm për të shpërndarë paratë e taksapaguesëve shqiptarë në xhepat e oligarkëve të qeverisë, kjo drejtoreshë nuk i ka zhgënjyer aspak pritshëmritë në drejtimin e shpërdorimit dhe vjedhjes së parave të shqiptarëve.

Në rastin konkret që do të shikoni sot, Mirlinda Karçanaj i ka dhënë 1.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH kompanisë ikubINFO, ndonëse një tjetër kompani pjesëmarrëse ofroi gati 200 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-82761-10-09-2023 dhe me objekt “Përmirësimi i Sistemit e-taxation për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”. Ky tender ka si fond limit shifrën 154,700,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.8 miliardë lekë.

Duke shfletuar dokumentacionin e tenderit shikohet se kanë marrë pjesë vetëm tre kompani, ku fituese siç përmendëm më lart, është shpallur ikubINFO, në pronësi të Romeo Sherko dhe Armand Sharra si ortakë kryesorë.

Oferta e tyre është në vlerën 142,387,100 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Ndonëse njëra nga dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse në tender ofroi rreth 200 milionë lekë të vjetra më pak se ikubINFO, nuk u morr aspak në konsideratë nga Mirlinda Karçanaj.

Dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar i shton më tej edhe fakti se vlera fituese është sa 92% e fondit limit të tenderit.