“BKT zhvat klientët! Më futën 500 mijë lekë overdraft me një klikim!”

36
Sigal

Duket se BKT po aplikon një skemë të çuditshme ndaj klientëve të saj. Skema është rrëfyer nga një kliente e kësaj banke e cila thotë se BKT po i zhvat duke i dhënë overdraft pa firmosur.

Kjo ndodh në momentin kur dikush paraqitet pranë bankomateve të BKT për të tërhequr para. Në ekran shfaqet një tabelë e cila të ofron mundësinë për overdraft dhr në momentin që e heq tabelën ke dhënë miratimin për overdraft.

Klientes i ka ardhur një email konfirmues nga banka për overdraftin pas këtij veprimi pa miratimin e saj, ku shkruhet se kërkesa për overdraftin me vlerë 500 mijë lekë i është miratuar.

Ajo shton se bëri ankesë por banka i ktheu përgjigje duke i thënë se “këto janë politikat”. Klientjathotë se shkoi në bankë për të mbyllur overdraftin por diçka e tillë mund të ndodhë pa kuptuar nga mosha e tretë të cilët nuk janë shumë të përditësuar me teknologjinë.

QYTETARJA SHKRUAN:

“Pershendetje JOQ. Dua te publikoni nje problem qe po aplikon banka BKT me klientet e saj me qellim qe te informohen te gjithe qytetaret qe kryejne veprime prane ATM-ve te kesaj banke qe te kene kujdes dhe te jene te vemendshem kur duan te terheqin lek prane ATM.

Banka BKT qe mbahet si “banka me e mire nder vite” po aplikon nje metode te re per te zhvatur qytetaret.Se fundmi ka nxjerr nje opsion prane ATM qe ti kur shkon per te terhequr lek te nxjerr automatikisht nje tabele qe te thote per te aplikuar per overdraft.Qe te shkosh tek tabela per te terhequr lek duhet me pare te besh skip tabelen e overdraftit dhe ne momentin qe ti i ben skip me iden qe te kthehesh tek tabela e terheqjes se cash ti ke aktivizuar dhe ke dhen pelqim per te marre overdraft.

Te nesermen e gjen veten me overdraft ne llogarin tende pa e kuptuar dhe pa firmosur asnje leter.Thjesht me nje buton te shtypur gabimisht.Bera ankese dhe prane BKT por pergjigja qe mer eshte keto jane “politikat e bankes”.

Shkova tek banka pasi pash ne llogarin time 50.000 lek plus.Bera aplikim per mbyllje overdrafti.

Un e kontrolloj llogarin online permes App por mosha e prinderve te mi dhe shume te tjere nuk dine te perdorin App.Papritur ti e gjen veten debitor ne banke. Vetem me nje buton qe jam e sigurt qe kur e bera un gabim qe jam moshe e re shume te tjere do ta pesojne si une!”/JOQ