Shqipëria “mbërthehet” nga i nxehti afrikan, Ministria e Mbrojtjes del me thirrjen urgjente

82
Sigal

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një njoftim të rëndësishëm, ku thotë se autoritetet duhet të jenë në gatishmëri pasi për shkak të temperaturave, ka rrezik të lartë për zjarre. Për shkak të të nxehtit afrikan që pritet të pushtojnë vendin këtë javë, “Mbrojtja” ka kërkuar nga strukturat e gjendjes civile që të jenë në gatishmëri, me prezencë të shtuar në zonat ku ka rrezik më të lartë.

“Sipas informacioneve të marra nga IGJEUM mbi kushtet e motit gjatë ditëve në vijim, temperaturat në vëndin tonë do të jenë relativisht të larta deri në 41°C. Kërkohet nga strukturat e mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri. Ndërkohë iu bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rrezik më i lartë, gjithashtu të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë penale,”-shkruhej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Duke vlerësuar situatën e shkaktuar nga zjarret në vendin tonë gjatë muajit korrik kemi pasur një rritje të ndjeshme në numër të zjarreve, kjo si pasojë e thatësirës së krijuar nga kushtet e motit e cila ka favorizuar marrjen e përmasave të zjarreve dhe zgjatjen e tyre në kohë. Të gjitha kapacitetet dhe strukturat e emergjencave civile kanë punuar për normalizimin e tyre dhe janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente të mundshme. Aktualisht është aktive një vatër zjarri në pyllin e Krastës, Bashkia Krujë e cila është vënë nën kontroll nga forcat operacionale të cilat po punojnë për shuarjen e tij. Sipas informacioneve të marra nga IGJEUM mbi kushtet e motit gjatë ditëve në vijim, temperaturat në vendin tonë do të jenë relativisht të larta deri në 41°C. Kërkohet nga strukturat e mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri. Ndërkohë iu bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rrezik më i lartë, gjithashtu të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë penale. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për menaxhimin e çdo situate emergjente që mund të përballemi gjatë këtyre ditëve të nxehta.